Ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë po anashkalohet tash më disa vite me radhë dhe kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen edhe të gazëtarëve maqedonas.
Një ndër to, Dejan Azeski ka provokuar qeveritarët shqiptarë se pse nuk kanë kontribuar mjaftueshëm deri më tash që të ndërtohet kjo rrugë.
Dejan Azeski:
“Ja pyetje edhe për shqiptarët e Maqedonisë të cilët janë funksionarë në qeverinë e Maqedonisë.
Nëqoftëse aq i duan dhe i çmojnë vëllezërit e tyre nga Kosova (fakt të cilin vazhdimishtë e theksojnë), pse vite me rradhë s’kanë bërë asgjë të lidhen me ta? Të lidhen në mënyrë dhe nivel infrastrukturor të denjë për shekullin 21.”, ka shkruar ai.