Gazetari i njohur zbulon çfarë fshihet pas propozimit të PD-së për vettingun në politikë: Është një proces i pisët

Gazetari Bledian Koka ka komentuar nismën e PD-së për vetting në politikë. Sipas tij kjo nismë surprizë e Bashës është pjesë e paktit që kryedemokrati ka bërë me kryeministrin Edi Rama.

“Basha nuk pushon së surprizuar me propozimet e veta. Të bëhet edhe vetting në politikë, e të bëhet nga SPAK. Ai që deri dje sulmonte reformën në drejtësi dhe SPAK, tani rivalit politik i thotë merri ti bëji vetting njerëzve të mi. Deri më sot ne kemi bërë se çfarë ndodhi me procesin e SPAK kur njerëzit janë afër qeverisë dhe kryeministrit. Nuk kemi në një kontroll të mirëfilltë të Vettigut, por kemi vetëm promovimin e njerëzve që i shërbejnë sistemit dhe largimin e atyre nga sistemi i drejtësisë atyre që nuk i duan”, tha Koka për emisionin ‘Breaking’.

Sipas tij, kjo nismë do të shërbejë për të pastruar nga partitë kundërshtarët politik si të Bashës, ashtu edhe të Ramës.

“Është një proces i pisët, që më konfirmon se Basha dhe Rama janë në bashkëpunim mes tyre, për të pastruar njerëz që nuk janë në rresht. Të dy kanë guralecët e tyre, që duan ti heqin, por më shumë i ka Basha“, theksoi ai.