Një nga temat që u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ishte rreth Për’puthen dhe personazheve të këtij sezoni. Gazetari Andi Vrapi bëri me dije se djemtë kanë shumë gjëra për të fshehur, ndërkohë që foli për Adën duke thënë se ka një lidhje jashtë programit.
Sipas tij, ajo ka hyrë vetëm për të rritur klientelë në biznesin e saj, por kjo mbetet vetëm një spekulim pasi nuk ka asnjë provë që e vërteton se ka një marrëdhënie tjetër. Ada ka zbuluar se ka qenë 8 vite e gjysmë në një lidhje dashurie, por gjithçka ka përfunduar.
Andi Vrapi: Unë mendoj se shumë prej djemve kanë gjëra për të fshehur. Nëse dikush ka hyrë për show dhe nuk po bën asgjë, nga momenti në moment do bëjë diçka për show. Një mikesha ime në një nga memet që postoj kishte bërë reply dhe më tregonte që Ada është e lidhur, ka një biznes në një zonë të Tiranës dhe ka hyrë për të rritur klientelën. Këtë e postova në Instagram duke qenë se lajmi i Ledianës vitin e kaluar doli nga unë.