Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot takim me disa biznese në zonën e Kombinatit. Këto takime realizohen në kuadër të turit për t’u njohur me shqetësimet që ka biznesi i vogël për situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19.
Por në një moment kur Basha ishte duke folur me një video-selfie direkte një qytetar i është afruar prapa dhe nuk i është shqitur për disa sekonda. Madje ai ka buzëqeshur para kamerës në momentin kur kryedemokrati po fliste.
I gjendur përballë kësaj të papriture, Basha është munduar ta zhvendosë fokusin e kamerës së celularit dhe ta heqë personin nga pamja që po e bezdiste.
VIDEO: