Edhe pak javë na ndajnë nga zgjdhjet e 25 prillit dhe gara mes partive po bëhet gjithnjë e më e fortë. Sondazhe të ndryshme të publikuara së fundmi thuajse të gjitha kanë parashikuar se PS do të dalë triumfuese, PD vjen pas tyre me një diferencë jo shumë të madhe ndërsa LSI mbetet mbrapa.
Një parashikim të ngjashëm ka bërë Frrok Çupi i cili u shpreh se LSI po pëson disavantazhe drastike dhe rënie të vazhdueshme në këto sondazhe. Sakaq, ai tronditi kur tha se Monika Kryemadhi do të marrë një goditje të madhe në Elbasan.
Këto zgjedhje tregojnë se Elbasani është bastion i majtë. Në fillesat e veta, Elbasani ka qenë i djathtë dhe Vlora. LSI si zor se merr ndonjë mandat. LSI po shkon pikiatë, shohim një zhdukje në Elbasan”, tha Çupi.