Frikë për shëndetin e Donald Trump: Presidenti shihet në gjendje të rëndë, nuk mund as të ecë, mban gotën me dy duar (VIDEO)

Dje Presidenti amerikan Donald Trump mbushi 74 vjet, por kurreshtja për shëndetin e tij sa vjen e shtohet, derisa paraqitjet e tij shpeshherë ngrisin pyetje nëse Presidenti amerikan është në gjendje të mirë shëndetësore.

Paraqitja e tij gjatë të dielës ringjalli këto pyetje, në ndërkohë që Presidenti po bëhet gati për një fushatë të zjarrtë për rizgjedhjen si President i SHBA’ve.

Detajet për shëndetin e tij çdoherë janë një mister, por Presidenti shfaqet energjik gjatë tërë kohës, madje në shumicën e rasteve nuk përkon me moshën që ka. Rezultatet e një rutine shëndetësore të Trump thanë se ai kishte mbipeshë, rreth 110 kg, por sipas mjekëve nuk kishte asgjë shqetësuese.

Por paraqitja e tij në akademinë ushtarake amerikane në ëest Point, Neë York, ngriti pyetje të reja në lidhje me shenjat e dukshme të paqëndrueshmërisë, problemet e ekuilibrit dhe disa probleme gjatë shqiptimit. Meqenëse Trump gjatë gjithë kohës ka ‘përqeshur’ shëndetin dhe mprehtësinë e kundërshtarit të tij demokrat Joe Biden, i cili është 3 vjet më i moshuar se Trump, por si duket problemet shëndetësore të dy kandidatëve do peshojnë shumë në fushatën e ardhshme.

Videoja që tregonte Trump duke ecur me vështirësi pasi mbajti një fjalim në ëest Point, bëri që Presidenti të dilte me një sqarim në Twitter.

‘Vendi ku zbrita pas fjalimit tim të ëest Point Commencement ishte shumë e gjatë dhe e pjerrët, nuk kishte parmak dhe më e rëndësishmja, ishte shumë e rrëshqitshme”, shkroi Trump.

Por reporterët që ndodheshin në vendngjarje thanë se moti ishte i thatë, dhe nuk kishte ndonjë pjerrtësi të madhe aty nga zbriti Presidenti.

Nuk ishte vetëm ky problem që u shfaq tek Trump, ai gjithashtu pati probleme edhe me gotën e ujit duke filluar ta marrë atë me dorën e djathtë por pastaj duke e ngritur me të majtën për ta ndihmuar.

Dhe, jo për herën e parë, përsëri kishte probleme me shqiptimin e emrave të amerikanëve të njohur, përfshirë ata të gjeneralëve të ushtrisë si: Ulysses S. Grant dhe Douglas MacArthur.

Në fund të muajit të kaluar, Trump dukej se kishte probleme të qëndronte gjatë një ceremonie pranë vendosjes kurorës në Varrezat Kombëtare të Arlington, pranë Uashingtonit, megjithëse disa komentues thanë se ai thjesht mund të ishte lodhur.

Kjo paraqitje erdhi gjithashtu në një kohë kur Trump tha se po merrte hidroksilklorinë, ilaç që ai besonte se ndihmon në luftën kundër koronavirusit, edhe pse nuk kishte mjaftueshëm prova mjekësore se kishte këtë efekt. Por efektet anësore të këtij ilaçi përfshinin marramendje dhe vjellje.

Spekulimet ishin zhdukur nëntorin e kaluar, kur zoti Trump bëri një vizitë të paplanifikuar dhe të fshehtë në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake ëalter Reed në Bethesda, Maryland. Shtëpia e Bardhë e quajti vizitën një “kontroll të përkohshëm” – megjithëse ishte e pazakontë, duke ardhur vetëm nëntë muaj pas testimit të tij të mëparshëm, dhe hodhi poshtë spekulimet për çdo “çështje urgjente ose akute”.

Një zëdhënëse këmbënguli se Trump kishte më shumë energji “se kushdo në Shtëpinë e Bardhë”, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë fushatës së tij për vitin 2016, Trump kishte sulmuar kundërshtaren e atëhershme, Hillary Clinton, pasi ajo u sëmur gjatë fushatës, duke thënë se ajo nuk ishte fizikisht e aftë për të qenë Presidente.

Në këtë fushatë, mjeku i Trump, Harold Bornstein, shkroi në një letër se shëndeti i pacientit të tij, Presidentit Trump, ishte jashtëzakonisht i shkëlqyeshëm, dhe se forca dhe qëndrueshmëria e tij ishin ‘të jashtëzakonshme’.

Video: