Edhe pse nuk ka shumë që bleu dronë luftarakë Bajraktarë nga Turqia, në mesin e frikës së një pushtimi të mundshëm rus, Ukraina i ka kërkuar Ankarasë të tjerë TB2 të armatosur.
Dronët turq kanë fituar popullaritet të madh pas përdorimit të suksesshëm gjatë konflikteve në Siri, Libi e Azerbajxhan. Ato aktualisht në përdorim aktiv në Turqi, Katar, Libi, Azerbajxhan e Ukrainë. Tensionet mes Kievit e Moskës kanë qenë të larta që prej aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në 2014-tën.
Pavarësisht marrëdhënieve të saj me Kremlinit, Ankaraja, ashtu si pjesë tjetër e NATO-s ka qenë kundër aneksimit dhe ka ngritur zërin në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, forcat e se cilës vazhdojnë të përballen me separatistët në rajonet lindore të vendit.
Situata rrezikon të njohë një përshkallëzim të ri. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan një ditë më parë se Rusia mund të jetë duke përgatitur në fshehtësi planin për pushtimin e Ukrainës, dhe kontaktuan me aleatët evropianë pas raporteve se dhjetëra mijëra trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit, ku tensionet po rriten.
Ata u kërkuan homologëve të tyre transatlantikë të bëjnë gati njësitë elitë, e madje thuhet se disa prej tyre janë vendosur fshehurazi tashmë në zonë.