Një studente u zgjua nga gjumi në tren për të gjetur 100 funte në prehër pas një bisede në telefon me nënën e saj.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ella Johannessen, e cila nuk ndjehej komod me situatën e saj financiare, kështu që kishte vendosur ti telefononte nënës së saj, ndërsa ishte në një tren nga Peterborough në Leeds.
Gjatë telefonatës Johannessen ishte e mërzitur që 35 funtet që ajo mendonte se i ishin dërguar asaj me transferim bankar, duket se ishin zhdukur.
Kur ajo u zgjua, ajo gjeti se paratë e gatshme ishin lënë nën një pecetë në prehrin e saj nga një i panjohur – gjest që e kishte bërë edhe të qante.
Johannessen më vonë këtë gjest e publikoi në llogarinë e saj në Facebook në një përpjekje për të gjetur njeriun e mirë. /Telegrafi