Ka qënë vetë aktori i humorit, Florian Binaj që ka njoftuar dje përmes një statusi në Facebook se ishte prekur nga koronavirusi.
Ai ka folur përsëri lidhur me sëmundjen i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Open” mbremjen e djeshme ku ka treguar se dyshimet e para i pati pasi vuri re se kishte temperaturë të lartë.
Ai shtoi se lajmin për infektimin e tij e mori mëngjesin e djeshëm dhe kishte lajmëruar edhe personat me të cilët kishte patur kontakte.
Si je?
Jam shumë mirë, s’kam asnjë simptomë. Jam asimpomatik. Thjesht duhet të bëj dënimin për krimin e pakryer.
Si e kuptove?
Bëra tamponin e famshëm. Unë s’kuptova asgjë. Kisha temperaturë javën që shkoi, se kisha ftohtë në plazh.
U shqetësova dhe bëra tamponin. Prisja përgjigje me qetësinë me të madhe.
Sot e mora përgjigjen në 7 të mëngjesit. U shqetësova se nuk e prisja, por jam i qetë se nuk kam simptoma.
Po familja si është?
Familja është shumë mirë. Fillimisht e ka bërë babai, dhe pastaj do ta bëjë gjithë familja.
Kam thënë edhe emrat e kolegëve të punës. Kanë dalë negativë. Të shohim tani. Se ne në punë ruajmë distancën.