Ish- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar pas fjalimit të sotëm të kryeministrit Rama për aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.
Nishani thotë se Rama është ushtari i Beogradit në Tiranë dhe hodhi gurin në kurthin për për copëtimin e trojeve shqiptare në Kosovë kurse tani shqetësohet për luftëtarët e UÇK-së.
STATUSI NGA BUJAR NISHANI:
“Ushtari i Beogradit në Tiranë, u shfaq në tragjikomedinë e sforcuar nga salla e Parlamentit të turpit, për tu rikthyer si patrioti i madh sureal i kombit.
I pabesi që “hodhi gurin e fshehu dorën” në kurthin e madh të copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Kosovë, “i digjet barku” për lavdinë e UÇK dhe luftëtarëve të saj.
Për fatin e mirë të kombit, lavdia, nderi e dinjiteti i luftës heroike të UÇK dhe sakrificat e luftëtarëve të saj nuk kanë nevojë për skuthllikun e filoserbit të Tiranës!
Nderin, dinjitetin, drejtësinë, e kauzës historike të UÇK e kanë çelnikosur vetë sakrificat e panumërta të luftës për vetmbrojtje e liri!
Tradhëtari i Tiranës e ka të fiksuar vendin e tij në historinë e Kombit, tashmë!”, shkruan ai në statusin e tij.