Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti priti sot në një takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, dhe ambasadorin norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl, ndërsa nuk e ka lanë anash as dialogun me Serbinë.
Kurti ndonëse kishte deklaruar se dialogu me Serbinë nuk do të jetë prioritet në qeverinë që pritet ta udhëheq, sot në një takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, ka deklaruar se procesi i dialogut duhet të përgatitet mirë.
Krahas menaxhimit me pandeminë dhe prioriteteve të tjera të qeverisë së re, ishin dialogu me Serbinë dhe raportet ndërfqinjësore.
Kurti përsëriti qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se ky proces duhet të përgatitet mirë dhe të jetë parimor e me qytetarët si përfitues.
Kurti ndërkaq tha se është duke u përkushtuar që qeveria e re të konsolidohet pa ndonjë vonesë dhe se detyra e parë dhe urgjente e saj do të jetë sigurimi i vaksinës kundërCOVID-19.
Për këtë, të dyja palët ndanë bindjen që shtetet mike duhet ta ndihmojnë Kosovën për ta siguruar atë në sasi sa më të madhe dhe sa më shpejtë.