Në studion e “Të Paekspozuarit”, gazetari Blendi Fevziu rrëfeu një histori të treguar nga shkrimtari Teodor Keko shumë vite më parë, për të ilustruar koston e të angazhimit në politikë.
“Një histori që ma ka rrëfyer Teodor Keko: Po shëtisja me gruan në bulevard. Ngre kokën dhe shoh në dritare Leka Meksin. I thashë: Deshe të bëheshe kryeministër? Rri aty tani. Ja si shëtis unë me gruan”.
Fevziu: Në parim media në Shqipëri ka dështuar
Gazetari Blendi Fevziu thotë se media në Shqipëri ka ndryshuar përgjatë viteve të fundit dhe ky ndryshim nuk është aspak pozitiv.
A mendoni se media është e njëanshme dhe një pjesë e saj e blerë?
Ne parim ne kemi dështuar.
Ne nuk kemi parë të jepen televizione me qira 30 vjet pas pluralizmit.
Hapen emisione dhe portale pa fund. Sa herë ke diskutuar me kolegët për shkrimet që botoje? Tani jemi në një situatë që thjesht themi fute.
Fevziu: Partitë që shiten, karagjozllëku më i madh
Di që janë shitur disa parti. Nëse ka karagjozllëk më të madh është rendja e kryetarëve të partive të vogla që të shesin ato. A është ky element i demokracisë?
Fevziu: Rezultati në Shqipëri nuk përcaktohet me sondazhe
Gazetari Blendi Fevziu thotë se rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri nuk përcaktohet me sondazhe.
Edhe ne si televizion kemi kontraktuar një kompani sondazhesh. I paguan televizioni. Problemi është se nuk kemi krijuar besueshmëri te sondazhet. Rezultati në Shqipëri nuk përcaktohet me sondazhe. Nuk fitohen as humben zgjedhjet me sondazhe”.
A ka Shqipëria oligarkë dhe a njeh të tillë Blendi Fevziu?
Pyetjes nëse ka Shqipëria oligarkë dhe a njeh të tillë Blendi Fevziu, gazetari iu përgjigj duke thënë se “ka njerëz të pasur në Shqipëri të lidhur me pushtetin dhe me qeveri afatgjata”.
Sipas Fevziut qeveria bën çfarë të dojë me këta dhe ata thjeshtë përfitojnë.
“Është përdorim mediatik. Unë them që ka njerëz të pasur në Shqipëri të lidhur me pushtetin, me qeveritë afatgjata. Këta janë njerëz përfitojnë në momente të caktuara nga politika. Qeveria bën çfarë do me këta dhe këta janë njerëz përfitojnë. Mos kujto që këta janë aq të fortë sa t’ia kthejnë kryeministrit. Unë i njoh biznesmenët dhe ti i njeh: Mendon se ndonjëri prej tyre i bërtet kryeministrit”, tha Fevziu.
“Nuk e pranojmë dot të kundërtën”, Fevziu: Ne ende vijojmë të vuajmë një mendësi të vjetër të komunizmit
Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuari i mbrëmjes së sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV.
Gjatë intervistës së tij përballë gazetarit Ylli Rakipi, Fevziu e nisi duke analizuar mendësinë e një pjese të shoqërisë sonë për të pranuar të kundërtën. Sipas gazetarit ne ende vijojmë të vuajmë mendësinë e vjetër të komunizmit.
“Ne nuk e pranojmë dot të kundërtën. Pjesa më e madhe e mesazheve që marr nuk ishte kurrë për argumentet, pjesa më e madhe që më çonin mesazhe nuk diskutonin mbi idenë, por pse ke marrë filanin se nuk e duroj dot. Fanatizmi që thua se dua të dëgjoj atë që mendon si unë, emancipimi është të dëgjosh mendimin e kundërt. Unë gjykoj se ne sot jemi shumë herë më mirë ekonomikisht. Ideja e komunizmit për të bërë barazi pa liri ishte shkatërruese. Ne ende vijojmë të vuajmë një mendësi të vjetër të komunizmit, aftësia për ta bërë tjetrin të shitur të blerë, kjo ndodh në momentin që dikujt i mbetet hatri me ty”, tha Fevziu.