Zëdhënësi i Partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Celik kritikoi Presidentin francez Emmanuel Macron për deklaratat e tij kundër Turqisë, duke i thënë atij se në vend që të merrej me Turqinë, ai duhet të ndryshojë rrugën e Francës.
Celik reagoi përmes Twitter ndaj deklaratës së Macron se “Turqia nuk mund të dalë e pandëshkuar për shkelje në ujërat e Bashkimit Evropian”.
Duke theksuar se kjo është një gjuhë paniku e përdorur kundër Turqisë, Celik tha se çdo temë që prek Macron shkon në një aventurë të paligjshme.
Ai nënvizoi se Macron ishte përsëri në vendin e gabuar për të mbështetur aktivitetet e padrejta dhe të paligjshme të grekëve, duke shtuar:
“Ai bëri gabimin që bëri në Libi edhe në Mesdheun lindor gjithashtu. Ai tha se një anije luftarake turke provokoi një anije franceze dhe pretendimi i tij dështoi.”
Celik kujtoi që Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kishte thënë vazhdimisht presidentit francez për atë që po ndodhte në Siri, Libi, Qipro dhe Mesdheun lindor.
“Sa herë rezultoi se ajo që tha presidenti ynë ishte e vërtetë, dhe ajo që tha Macron ishte e gabuar. Macron, i cili bën thirrje për sanksione kundër Turqisë, është mbështetësi më i madh i fajtorëve që gjenden pas varreve masive në Libi. Macron duhet të rregullojë rrugën e Francës, të mos merret me Turqinë ”, përfundoi Celik.