Besimtarët myslimanë të premten festojnë Kurban Bajramin. Falja e namazait të sabahut ditën e Kurban Bajramit rekomandohet të falet në shtëpi, por pa e ndaluar askënd që të shkojë në xhami, kështu tha myftiu i Shkupit Qenan Ismaili.
Ndërsa për faljen e namazit të Bajramit besimtarët ftohen që të falen nëpër xhami, por pa qëndruar gjatë, dhe të shkojnë në xhami 10 minuta para fillimit të faljes së namazit të Bajramit.
“Duke mos ia marrë të drejtën asnjërit që ka dëshirë të shkojë në xhami dhe të falet. Mirëpo xhemati është i ftuar që të vijë në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit në bazë të rekomandimeve”-tha myftiu.