Ministrja e arsimit Evis Kushi përmes një postimi në Instagram të bërë pasditen e sotme premton ndryshime të mëtejshme sa i përket pagës së mësuesve.
Ajo zbuloi se gjatë mandatit të tretë të Partisë Socialiste, pagat e arsimtarëve do të rriten sërish me 40% dhe ky do të jetë një ndër angazhimet e para pas zgjedhjeve të 25 prillit nëse sërish triumfon maxhoranca.
“Ne do të angazhohemi plotësisht që brenda mandatit të ardhshëm të PS, pagat e mësuesve të njohin rritje të metejshme, në fakt rritjen më të madhe ndonjëherë, me 40%”. -shkruan ajo në deklaratën e saj.