Andi Koraqi, shefi i laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, thotë për se ka dy javë që kanë filluar testimet serologjikë.
“Në fazën e parë, jemi fokusuar në testimin dhe validimin e testeve serologjikë. Ato janë të përdorur edhe në vende si Kina, Spanja dhe Italia, por janë gjithsesi teste të reja që kanë nevojë për një fazë validimi”, thotë Koraqi për A2.
Koraqi zbulon se në këtë fazë, që ai cilëson si “e suksesshme” janë testuar 440 persona, “ku 170 janë pacientë dhe të tjerët pjesë e personelit shëndetësor”.
Sipas tij, rezultatet edhe pse të mira janë ende jo përfundimtare, dhe se do vazhdohet me të dhëna të tjera.
“Më vonë, do të marrim vendim që të shtrijmë testimin edhe në popullsi”, thotë mikrobiologu.