Zv. kryeministri Erion Braçe u shpreh i bindur se socialistët do të marrin 11 mandate në qarkun e Fierit.
“Pa më të voglin diskutim që bindja jonë e ka një bazë për 11 mandate. Baza është puna jonë në 8 vite dhe difierenca mes nesh dhe kujtdo që ka zbritur në territor për tu përballur me njerëzit. Diferenca mes atyre që bëjnë dhe atyre që premtojnë, harrojnë dhe zhduken.
Duam të na vlerësojnë vetëm për atë që kemi bërë. Ne jemi këtu, nuk lëvizim nuk ndërrojmë zona. Jemi këtu, në këtë periudhë të vështirë për ta, të vështirë për buxhetin, për vështirë për të gjithë. Këtu është ekonomia më e madhe bujqësore e vendit, këtu diferenca është edhe më e madhe”, – shprehet Braçe.