Erdogan sfidon SHBA-në: Do të blejmë serinë e dytë të raketave “S-400” nga Rusia

Turqia do të blejë serinë e dytë të sistemeve të raketave kundërajrore ruse “S-400” pavarësisht thirrjeve dhe paralajmërimeve të SHBA-së dhe Brukselit.

Presidenti turk Erdogan theksoi se askush nuk mund të ndërhyjë në sistemet e mbrojtjes që blen Ankaraja. Uashingtoni ka deklaruar vazhdimisht se një seri e dytë e “S-400” do të shkaktojë me siguri sanksione të reja amerikane.

Erdogan tha gjithashtu se Biden, i cili ka thënë vazhdimisht se promovimi i demokracisë dhe të drejtave dhe lirive në të gjithë botën është në zemër të politikës së tij të jashtme, kurrë nuk ngriti çështje me historinë e Turqisë në çështjen e të drejtave të njeriut.