Vizita e liderëve të Bashkimit Europian në Turqi u shoqërua me polemika të shumta jo vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve politike. Madje edhe vet renditja e ulëseve ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale. Presidenti Erdogan e akomodoi pranë vetes presidentin e Këshillit të BE Charles Michel, pra atje ku qëndronin flamujt zyrtarë e BE dhe Turqisë, shkruan InfoShqip.
Ndërsa Komisionerja e BE Ursula Von Der Leyen u detyrua të ulet në divan, përballë ministrit të Jashtëm turk. Von der Leyen nuk ishte e kënaqur me këtë renditje, ndërsa kritika ka pasur shumë edhe ndaj Michel, i cili e ka pranuar këtë renditje. Gjesti i Erdoganit ka shkaktuar kritika të shumta.
Von Der Leyen la të ulet në një divan aty pranë, duke pozicionuar një distancë nga dy burrat, ndërsa ata zhvilluan dy orë e gjysmë bisedime mbi marrëdhëniet e Turqisë me BE, duke përfshirë vendimin e Erdogan për t’u tërhequr nga një traktat që mbronte të drejtat e grave.
Zëdhënësi i Von der Leyen tha më pas se Turqia kishte shkelur protokollin duke mos i ofruar asaj një karrige, siç u ka bërë presidentëve të tjerë të komisioneve meshkuj në të kaluarën.
Incidenti diplomatik u komentua shumë edhe në mediat sociale. Ligjvënësja evropiane Sophie in ‘t Veld postoi foto të takimeve të mëparshme midis Michel´s dhe Von der Leyen paraardhësve me Erdogan, me treshen e burrave të ulur në karrige pranë njëri-tjetrit.
“Dhe jo, nuk ishte një rastësi, ishte e qëllimshme“, shkruajti Veld në Twitter, duke pyetur pse Michel qëndroi “i heshtur”. /InfoShqip.com
Video: