Edi Rama apo Albin Kurti? Dritan Abazoviç flet hapur dhe zbulon kush është i preferuari i tij

Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, i ftuar në emisionin ‘Top Talk;’ zbardhe detaje nga takimet zyrtare që zhvilloi sot në Tiranë.

I pyetur për minishengenin ballkanik dhe qëndrimet e ndryshme të kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti, Abazoviç duket se mbështet qëndrimin e Ramës. Ai theksoi se çdo vend i Ballkanit Perëndimor duhet të shkojë drejt Bashkimit Europian me kufijtë ekzistues dhe nuk duhet të aderojmë ndryshimin e kufijve, pasi do të krijonte pasoja.

Diskutimi:

Dyrnjaja: Albin Kurti thotë që Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkohen, ndërkohë Rama thotë se ne duhet të bashkohemi për të hequr kufijtë në kuadër të BE. Rama thotë se duhet të bëjmë minishengenin ballkanik, Kurti thotë se Kosova nuk është pjesë e Shengenit Ballkanik. Këtu ka ndasi goxha të mëdha, sepse Kosova dhe Shqipëria janë dy pjesët më të mëdha ku banojnë shqiptarë.

Abazoviç: Kjo është tezë paska gjeopolitike dhe ne duhet të kemi një realitet. Tjetër është se çfarë janë ëndrrat dhe vizionet tona, ne duhet të ballafaqohemi me një realitete. Realiteti është që ne me këta kufij të shkojmë drejt BE-së. Çdo gjë tjetër krijon pasoja dhe i jep legjitimitet edhe të tjerëve të kenë kërkesa të tjetra.

Ne duhet të kemi idenë të ecim para dhe në BE, besoj se këto dy qeveri kanë për të gjetur mënyrën për të pasur një gjuhë të përbashkët në atë drejtim dhe kjo duhet të sjellë një gjë të mirë.

Këto përçarjet që janë, unë e kam pasur fjalën tek këto lokalizmat që s’kanë sjellë kurrgjë të mirë.