SPAK ar estoi ditën e sotme 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, lidhur me skandalin për tenderin e uniformave të policisë.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edi paloka, i cili thekson se nëse SPAK e ka seriozisht atëherë duhet të ar estojë Edi Ramën dhe jo vartësit e tij, pasi çdo tender varet prej tij.
Reagim i plotë:
“Kjo eshte padia qe u ngrit kunder PD per shpifje pasi denoncoi skandalin e tenderit te uniformave. Ishte urdher direkt i Rames, i bere dhe publikisht, per te paditur per shpifje kedo qe guxonte te denonconte skandalet e “rilindjes”.
Une pershembull, vazhdoj te jem “i denuar per shpifje” nga Gjykata e Larte se denoncova lidhjet e Tahirit dhe Rames me drogen dhe kanabizimin e vendit ne 2017.
SPAK nuk mund te vazhdoje me ar estime sipas orientimeve qe jep Rama. Ne se do te behet i besueshem, i pari qe eshte per pranga e ka emrin pikerisht Edvin Rama.”-shkruan Paloka.