Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku dy punëtorë kanë rënë nga lartësia, teksa ishin duke punuar në një shtëpi private.
Bëhet fjalë për 47-vjeçarin, Y.C., dhe 59-vjeçarin S.M., të cilët kanë mbetur të plagosur.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sipas asaj që raporton Fax News, dy punëtorët e plagosur ndodhen në sallën e operacionit dhe gjendja e tyre nuk është e mirë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.