Pak minuta më parë, Albi ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram. Konkurenti shfaqet duke mbajtur në prehër një djalë të vogël. Princi im o vogël, ka shkruar Albi.
A thua të jetë ky djali i tij? Mos ndoshta regjizori në profesion, ka një fëmijë nga një lidhje e mëpërparshme dhe nuk e ka zbuluar në program? Mbase është edhe ndonjë familjar, por këto detaje i mbeten Albit për ti deklaruar.
Ai konsiderohet si një nga djemtë më të preferuar të Për’puthen. Javën që kaloi, realizoi takimin e parë me Tolen, i cili shkoi shumë mirë.
Regjizori arriti ta shkrinte ftohtësinë e Toles me komunikimin dhe surprizat e një pas njëshme. Sa për djalin, veçse yll i bukur, nuk dimë ç’të themi!