Një debat i fortë është zhvilluar mes kandidatit për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli dhe aktivistes shqiptare në SHBA, Evi Kokalari. Aktivistja i ka thënë Kadillit se e hapi varrin e tij vetë pa e nisur kandidimin, pasi sipas saj, ai nuk ka përgatitje dhe njohuri për të qenë kryetar i PD-së. Gjithashtu ajo ka akuzuar Kadillin se gënjen kur thotë se është i persekutuar politik.
Ndërkohë Kadilli u shpreh se refuzon t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, teksa tha se gjyshin ia kanë vrarë dhe dajat ia kanë burgosur.
Pjesë nga debati:
Kokalari: Zoti Kadilli, ju e hapët varrin tuaj vetë, pa e nisur kandidaturën tuaj. Keni një fodullëk dhe po mundohesh të më ulësh mua sepse ti ke paaftësi të shprehesh si kandidat i Kryesisë së PD-së. Ti nuk duhet të ishe futur fare në garë. Ti nuk ke as përgatitje, ti nuk ke as njohuri, ti ke qenë brenda PD-së dhe je gabimi më i madh në PD. KE bërë të njëjtat gabime që ka bërë Lulzim Basha dhe vjen na del dhe na shet mend që ti me manifestin tënd…manifestin tënd nuk e duam. Zoti Shehaj tha diçka për ju: Zoti Kadilli, nuk i konkludon që ju keni qenë i persekutuar politik, si është puna e kësaj? Keni qenë apo s’keni qenë, apo po bëheni hipokrit dhe në atë pikë? Fol!
Kadilli: Refuzoj të përgjigjem gjërave të tilla. Në gjakun e gjyshit tim, mbi burgun e dajave të mi.
Kokalari: Ka shumë pikëpyetje mbi figurën tuaj. Unë kisha ardhur me një plan tjetër.
Kadilli: Refuzoj t’ju nderoj me një replikë. Nuk e meritoni! Ke dalë në dritare nga Amerika dhe do të shohësh hallet e Shqipërisë.