Cristiano Ronaldo mund ta përfundojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Ylli portugez, në vitin 2018 u transferua për 100 milionë euro nga Real Madridi te Juventusi, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2022.
35 vjeçari nuk synon të zgjatë më tepër bashkëpunimin me Juventusin dhe të ardhmen e tij e sheh në MLS, raporton ESPN. Mësohet se ish skuadra e Zlatan Ibrahimovic, LA Galaxy, mund të sigurojë shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Që Cristiano Ronaldo do ta përfundojë karrierën në MLS, e ka konfirmuar edhe bashkëvendësi i tij, Luis Nani, në një intervistë dhënë së fundmi. Cristiano Ronaldo gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Manchester United dhe Sporting Lisbonës.