Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në diskutimin e sotëm të bërë në Forumin për Siguri në Beograd është nxehur pasi që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mënyrë të përsëritur i është referuar Republikës së Kosovës si shtet. Vuçiq nga Hoti ka kërkuar që të mos e përdorë më shprehjen “Kosova dhe Serbia janë dy shtete”. “Hoti theksoi disa herë: dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete në këtë takim por edhe në takimet tjera.
I them të mos e përdorë këtë mijëra herë. Nëse do afrim mes nesh mos e thuaj këtë gjithmonë. Ne e dimë çfarë mendon”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Sipas Vuçiqit nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së “Dy shtete-dy shtete, dy shtete-dy shtete… Nuk ka dy shtete, ka një shtet që është anëtar i OKB-së në akordancë me Rezolutën 1244”, ka thënë Vuçiqi.