Mimi Kodheli ka bërë fjalimin e fundit në Kuvend si deputete kur më pas u përcoll me duartrokitje nga kolegët e saj. Kodheli deklaroi se ka një falenderim për të gjithë kolegët me të cilët ka bashkëpunuar ndër vite, ndërsa e cilësoi kreun e qeverisë Edi Rama, mik, lider dhe bashkëpunëtor.
“Ky institucion dhe kjo foltore mbeten më të rëndësishme. Me respekt dhe përulje për ata kolegë që ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre. Faleminderit Gramoz Ruçi për lidershpin në këto vite në politikë dhe leksionin e madh që dhe në fund.
Faleminderit kolegë të gjitha legjislaturave ku unë kam qenë pjesë. Faleminderit atyre të forcave të tjera politike me të cilët kam bërë debate. Faleminderit socialistëve nga Bjeshkët e Namuna.
Faleminderit qytetarëve që më kanë votuar dhe mbështetur që më mua kanë qarë dhe qeshur. Janë lodhur por edhe kanë festuar. Faleminderit atyre që te mua kanë parë një model. Ndjesë e madhe atyre të njohur dhe të panjohur që nuk kam mundur të përgjigjem si do kisha dashur. Unë nuk kam bërë mrekullira por angazhimi im ka qenë i qartë.
Faleminderit Edi Rama për atë që ke ditur të jesh, bashkëpunëtor, mik, lider. Dy fjalë për të ardhmen, duhet të kemi besim sepse përndryshe nuk do kemi shans të përparojmë. Ju ftoj të vazhdojmë ta duam vendin dhe të dëgjojmë njëri tjetrin. Shqipëria ndodhet në një prej momenteve më të rëndësishëm dhe çdo punë e bërë mirë i bën mirë të ardhmes. Shpresoj të shihemi”, – u shpreh ajo.