Lideri i Nismës Qytetare URA Dritan Abazovic i shprehu ngushëllimet ndaj të gjithë besimtarëve dhe klerit të Mitropolisë malazeze të Kishës Ortodokse të Serbisë, me rastin e vdekjes së Mitropolitit Amfilohije.
“Dashuria është e vetmja përjetësi! Le t’i dhuroj Zoti paqen e përjetshme, e ne të gjithëve forcën të përpiqemi për idealet që janë të përjetshme” ka shkruar Abazovic në rrjetin social Twitter.
Si politikan dhe deputet i koalicionit qeverisës në Mal të Zi, Abazovic respektoi mirësjelljen ndaj qytetarëve të krishterë duke respektuar Amfilohijen. Fjalët e tij e ngushëlluese megjithatë nuk kishin të përbashkëta me priftin e ndjerë serb. Amfilohije nuk kishte shumë mirëkuptim e as dashuri për diçka që nuk ishte serbe, dhe hapur ishte ultra nacionalist.
Amfilohije dhe Kisha Ortodokse e Serbisë rregullisht përfliteshin se ishin nëse jo pjesëmarrës, së paku nxitës të tentim grusht shtetit në Mal të Zi në vitin 2016’të. Amfilohije me retorikën e tij të theksuar ultra nacionaliste serbe ishte i palëkundur ndaj çdo nisme të negociatave me kosovarët dhe i quante tradhtarë të Serbisë ata që zhvillonin negociatat në Bruksel.
Kolegu i Abazovic në qeveri dhe mandatari për kryeministrin e radhës, Zdravko Krivokapic, shkoi aq larg sa deklaroi se “Kisha sot fitoi pranoi një shenjtor” kur u deklarua për vdekjen e priftit.