“Do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë”, Rama zbulon arsyen e vizitës në Kosovë

Kryeministri, Edi Rama, nis sot një vizitë dy ditore në Prishtinë. Rama shkruan se do të dëgjojë më shumë për aktakuzën e Prokurorisë Speciale, të cilën e quan një fletë-rrufe.

“NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI NË HISTORINË BOTËRORE DREJTËSISË, QË PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VETËM NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE!”, – shkruan Rama.