Dy ditë më parë, kompania e politikanit kosovar Behgjet Pacolli, “Mabetex International”, u shpall fituese në garën e hapur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Me anën e një postimi në facebook Pacolli shprehet se është nder dhe privilegj për kompaninë që ai drejton që të ngrejë më në fund flamurin e saj në tokën shqiptare me një projekt kaq të rëndësishëm.
Pacolli thekson gjithashtu vlera e investimit në fazen e parë kap shifrën e investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miliona €.
Postimi i plotë:
“Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë. Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim. Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.
Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.
Në fakt, Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.
Vlera e investimit është e madhe. Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona €. Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit“- u shpreh ai.