Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka takuar familjen e kryebashkiakut Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxën dhe djalin, Kajanin.
Mirëpo ky i fundit duke qenë shumë i vogël nuk e njeh Duan dhe është fshehur i frikësuar kur e ka parë. Ai është strukur në një qoshe.
Ajola ka publikuar disa foto nga ky moment dhe shkruan se Kajan do pendohet kur të rritet që nuk e ka përqafuar Duan. “Përqafoje Duan mo Kai se do bëhesh pishman kur të rritesh” – shkruan Ajola me humor.