Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka dalur në mbrojtje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas polemikave me të dërguarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Në një shkrim të tij në tëitter, Basha thotë se ai është shqiptaro-amerikan dhe se ndjehet krenar që e mbështet Albin Kurtin, për të cilin thotë se është 10 herë më pro-amerikan sesa Richard Grenell. Basha thotë se Albin Kurtin i mbron interesat e Kosovës, teksa Grenell vazhdon ta mbrojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Unë jam një shqiptaro-amerikan dhe krenar që e përkrahi Albin Kurtin i cili është 10 herë më shumë amerikan sesa Richard Grenell. Albin Kurti mbështet dhe mbron interesat e Kosovës, derisa Grenell ndihmon Aleksandër Vuçiqin”, ka shkruar Basha.E gjithë kjo ka ndodhur pas polemikave mes Grenell dhe Kurtit, ku emisari amerikan tha për kryetarin e Vetëvendosjes, se mund të llogarisësh gjithmonë në të kur në pyetje është dalja kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.