Deputeti Lefter Maliqi e lëshon gojën keq dhe bën paralajmërimin e papritur për Ramën (FOTO)

Deputeti Lefter Maliqi përmes një postimi ironik ka dalë me një paralajmërim të fortë. Teksa nuk lë gjë pa thënë për kryeministrin Rama, Maliqi paralajmëron se varka e Rilindjes do të përmbyset shumë shpejt bashkë me Ramën.

Postimi i plotë:

“Turi fiton provimin…. Gomari fiton pushtetin…le të presim testin e radhes…Bashke me eklipsin dhe solsticin veror duket se po i afrohemi fundit te qershorit, nje muaji te ngjeshur me ngjarje e histori ku pikasin; Turi i Matures( shteterore) dhe Edi i Diktatures( shteterore).

Jo pa qellim vendosa shenjen e barazimit mes te dyve; sepse sado ne dilema e trilema t’i kene futur shqiptaret; te dy personazhet ngjajne çuditerisht shume. I pari mbeti nje hije e se shkuar e se tashmes,se fatin e tij nuk e di njeri. Me shume gjasa shkembinjte imagjinare e kane perpire pasi ia copetuan keqas varken. Ai do vazhdoje te thirret Turi i matures pikerisht per kete. Nderkaq personazhi tjeter; Edi i Diktatures, ne varkén e krimit e te korrupsionit tashme dridhet se ka 3 Shembinj perpara dhe popullin si mal. Turi i matures do ta kish keshilluar te ndrronte varke ose te vizitohej ne nje mjek, por drejtuesi i varkes se krimit nuk degjon njeri. Nuk sheh as qe ka Venecian kunder,osce-odhir kunder, PE me 534 vota kunder si asnjeher me pare . Nuk kupton qe nuk ka nje shkemb perball si Turi por tre shkembinj gjigand,nuk perplaset mes dallgeve si Dvorani me shoket e shitur por mes shkembinjve.

Acarohet Edi i Diktatures; Rrezon nga varka e tij Dvoranin,sic ka rrezuar me pare shoket Kocon, Fidelin, Beson Tahirin, Markun, Gjushin, Bushatin, Blushin, Daden, Doklen, Qazimin, Cukon, Ndoken, Roshin, Kajmakun, Peleshin, Dashin …. por prape shkembinjte jane aty kokeforte e te patjetersueshem ashtu si historia dhe e verteta.

Dihet fati i Ed Diktatures; varka e Rilindjes do permbyset bashke me te. Shkembinjte do jene aty dhe per shume shekuj. Shpejt do vije dita qe deti do qetesohet , qe edhe shkembinjte do jene pjese e peisazhit te historise pa Edvinè pa diktature, pa Turin e pa shpurë…” – shkruan Maliqi.

FOTO: