Deputeti demokrat Saimir Korreshi i cili që në seancën e parë të parlamentit tërhoqi vëmendje me fjalimin e tij ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ndërprerjen e mbledhjes te Komisioni i Ligjeve pasi maxhoranca kërkon seancë online ndërsa PD me prezencë fizike.
Korreshi shprehet se 97% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të blejnë ushqimet për të mbajtur familjet dhe presin “logimin” për të vënë në zjarr tenxheren dhe jo të dëgjojnë përrallat.
“Si tja shpjegoj mamase time fjalen LOGIM?! Sot ne diten e pare te mbledhjes te komisionit te ligjeve, paturpesishte, qe ne kostituimin e ketij komisioni edhe pse te gjithe anetaret e opozites ishin prezent, shoqja kryetare u mohoj fjalen.
Ne kundershtim te plote me me çdo norme. Preteksi ?? I thjeshte fare. Qe te merrje fjalen edhe pse prezent ne sallen e mbledhjeve duhet te LOGOHESHIM. Po po keshtu u shpreh kryetarja e Komisionit te Ligjeve. Kjo fjale (Logim) i kishte bere pershtypje mamase time kur i thashe pse nuk na dhane fjalen.
Tani si tja shpjegoj me fjale te tjera te thjeshta, por jo vetem mamase por si mamaja ime eshte mbi 50 % e popullsise se mbetur ne Shqiperi.
Shoqa Kryetare 97% e Shqiptareve nuk kane mundesi te blejne ushqimet per te mbajtur familjen dhe femijet dhe presin “Logimin” tuaj per te vene tenxheren ne zjarr qofte dhe me fasule e jo te degjojne perrallat e tua. Ndaj verini gishtin kokes se u bete gazi i botes”, shkruan Korreshi.