Deklarata e fuqishme e Halil Gecit: Bekimi ka qenë në garë kundër Serbisë e Rusisë, ata janë të rrezikuar si Jasharajt e vjetër

Për zgjedhjet në Drenicë dhe fitorën e PDK-së, kundër Bekim Jasharit ka reaguar përsëri veprimtari i LDK-së, Halil Geci.

Ai përmes një shkrimi në facebook, thotë se Bekim Jasharit i është vjedhur fitorja në Skenderaj, dhe kërkon nga drejtësia e KQZ-ja që t’ia kthejnë fitorën Jasharit.

Në këtë shkrim, Geci thotë se kandidimi i Bekim Jasharit për të parin e Skenderajt ishte një testim i mrekullueshëm, që sipas tij, e vërtetoi se Drenica është nën mbikqyrjën e UDB-së dhe DGSE-së francëze.

Madje Geci thotë se të rinjt e Jasharëve janë të rrezikuar sikurse të vjetrit.

Geci shprehet se, Bekimi ka qenë në garë me Serbinë dhe Rusinë, dhe të garosh kundër tyre duhet të jesh guximtar, ashtu siç ishin Ademi, Hamza e Shabani.

Postimi i plotë:

“Gjykata duhet t’i zbardhë parregullësitë dhe zgjedhjet në Skenderaj duhet të përsëriten.

Dikush nga qytetarët e Skenderajit dhe Kosovës mendojnë se ka gabuar Bekimi që ka garuar në këtë qytezë të vogël.

Unë them se jo, nuk ka gabuar, por ky ka qenë një testim i mrekullueshëm, për t’a vërtetuar të vërtetën e hidhur, se Drenica ende është nën mbikqyrjen e UDB-së dhe DGSE Francez, edhe të rinjt e Jasharajve janë të rrezikuar njësoj si të vjetrit.

Bekimi ka punuar aq shumë, ka bërë projekte dhe ka realizuar më shumë se e gjithë koha e qeverisjes pas luftes.

Kjo është e vërtetë, ashtu siç është e sigurt vjedhja dhe blerja e votes në mënyrë të turpshme, për të cilen besoj se duhet t’i zbardhë gjykata dhe KQZ-ja duhet t’i përsëritë zgjedhjet.

Drenica dhe Kosova e ka vërtetuar se ndarja dhe zajednica ka ardhur pikërisht nga kjo sort e udhëhequr nga polari i Hagës dhe mbështetsit e tij në Drenicë e Kosovë.

Në këto zgjedhje, Bekimi ua ka hequr Jorganin tradhtarëve dhe i ka zënë lakuriq, nën jorganin e Vuçiqit, ngase paraja e madhe i ka mashtruar varfnjakët e Drenicës.

Bekimi nuk i ka humbur zgjedhjet, por ka fituar ngase ka qenë në garë me Serbinë e Rusinë dhe klyshët e tyre.

Të garosh me Rusinë dhe Serbinë duhet të jesh guximtar, ashtu siç ishte guximtar Ademi, Hamza e Shabani, që ja kthej pushkën një Serbie e Rusie, dhe nuk u dorëzua për së gjalli derisa u flijuan.

Ata u flijuan i madh e i vogël, por fitoi Kosova.

Sot nuk ka humbur as Bekimi, as Kosova.

Bekimi sot ua qjerri maskat atyre që e nënshkruan Zajednicen dhe që e qitën në pazar Kosovën, për shitje. Fitoren e vjedhur duhet t’a kthej drejtësia në vend, nëse ka drejtësi.”