Avokati Spartak Ngjela është rrëfyer mbrëmjen e sotme për jetën e tij personale. I gjendur përballë fëmijëve në një emision në Klan, Ngjela është pyetur se kur i ka patur rrahjet e para të zemrës për një person shumë të veçantë.
Avokati tha se kjo ka ndodhur kur ishte në moshën 6-vjeçare.
Pjesë nga biseda me fëmijët
Aroni: Ti në cilën moshë ke qenë që të ka rrahur zemra për një njeri shumë të veçantë
Ngjela: Kam qenë 6 vjeç. Me një shoqe timen
Aroni: Unë kur linda, kur pashë mamin për herë të parë
Ngjela: Ndoshta ishte 5 vjeç ajo. Më ngjau me motrën dhe më pëlqeu. Kisha një konflikt me motrën dhe më dukej si ajo.
VIDEO: