Përhapja e thashethemit se një dallgë e madhe i ishte drejtuar brigjeve të Dhërmiut ka alarmuar jo pak pushuesit në Drimadhes.
Kanë qenë pronarët e bizneseve ata që alarmuan pushuesit duke i thënë se një dallgë po vinte drejt tyre dhe se duhej të largoheshin nga bregu.
Në videon e transmetuar nga Report Tv duken pushuesit që largohen të frikësuar nga zona e plazhit.
Në fund fare, asgjë nuk ndodhi. /albeu