Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit për situata emergjente, Michael Ryan, thotë se “tani është koha për të luftuar” kundër pikut të valës së tanishme të pandemisë koronavirus dhe për t’u përqëndruar më pak në një valë të dytë të mundshme.
Ryan tha se bota do të jetë shumë më mirë në luftën kundër valës së dytë nëse njerëzit marrin mësime nga luftimi i valës së parë.
Zyrtarët e OBSH-së theksuan se veshja e maska, distanca fizike dhe higjena e individëve, si dhe monitorimi i kontakteve dhe ndjekja e rasteve të infektuara nga autoritetet shëndetësore, është një strategji kryesore për të luftuar virusin.
Virusi nuk është i shtypur sa duhet
Ata thonë se qeveritë dhe individët duhet të drejtojnë politikat dhe sjelljet e tyre bazuar në statusin e epidemisë në vendet e tyre, raportoi AP.
Ryan tha se bota po përjeton një “kulm të dytë të valë së parë” – një situatë kur virusi nuk shtypet sa duhet për të thyer zinxhirin e infeksionit dhe për t’i dhënë fund valës së parë.