Numri I viktimave dhe të prekurve nga COVID-19 do të rritet dhe do të ketë një rritje rapide deri në 1800 pacientë të vdekur duke filluar nga shtatori nëse vazhdohet me lehtësimin e masave restriktive
Ky është njëri nga skenarët që e kanë përgatitur ekspertët e Insitutit për matje dhe vlerësime shëndetësore nga Universiteti Uashington në Sietëll të SHBA-ve që është përgatitur para katër ditëve.
Hulumtimi bazohet kryesisht në numrat e deritashëm dhe masat restriktive që janë në fuqi kurse tre skenarët janë projeksione nëse vazhdohet me zbutjen emasave, nëse mbeten në fuqi masat aktuale dhe nëse sërish vendosen disa nga masat restriktive që kanë qenë paraprakisht në fuqi.
Skenari më I zi është se më 1 Nëntor numri zyrtar I viktimave do të jetë 1805 persona por vetëm nëse vazhdon zbutja e masave restriktive dhe shfuqizohen të gjitha kufizimet sic janë distance, mbajtja e maskave dhe tubimet.
Sipas analizës, kyce do të jetë presioni ndaj sistemit shëndetësor, spityalet dhe personelit dhe varësisht nga skenari do të arrijë kulmin në pjesën e dytë të Tetorit kur do të ketë mungesë krevatesh por edhe të respiratorëve për shkak të numrit të lartë të rasteve të rënda.