Çmenden mediet serbe pas ndeshjes Suedi – Kosovë: Në sy të Evropës ndodhi skandali i madh

Mediet serbe nuk e kanë përjetuar aspak mirë mesazhin e tifozëve shqiptar të shpalosur në tribuna në stadiumin “Friends Arena” në të cilin shkruante “Kosova është Shqipëri”.

Blic.rs e ka cilësuar si një skandal i madh që ka ndodhur në sy të Evropës.

“Mesazhe politike skandaloze në ndeshjen mes ekipeve kombëtare të futbollit të Suedisë dhe të ashtuquajturës Kosovë!

Tifozët e ekipit vizitues në Solna vunë në dukje flamujt e Shqipërisë gjatë ndeshjes, si dhe parullat skandaloze: “Kosova është Shqipëri””, ka shkruar media serbe.

Dihet që UEFA nuk ka tolerancë ndaj shpërthimeve të tilla dhe të ngjashme politike, kështu që mbetet për t’u parë nëse do të reagojë në rastin e tifozëve të republikës së vetëshpallur, vazhdojnë ata, duke harruar që janë tifozët serbë ata që vazhdimesh shpalosin parulla raciste dhe UEFA gjithmonë ka heshtur.