Në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme është paraqitur deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, pasi siç është përcaktuar, sot do pritet të përballet me kryabashkiakun e Tiranës Erion Veliaj të cilin e ka akuzuar për shpifje.
Gjykata e Poscme këtë të merkurë do të zhvillonte seancën mes Grida Dumës dhe Erion Veliajt, ku deputetja e PD-së ka paditur për shpifje kryebashkiakun. Në GJKKO ka mbërritur Duma e shoqëruar nga avokati i sai mbrojtës, ndërsa deri më tani nuk ështe paraqitur Kryebashkiaku Veliaj.
“Nuk dhamë drejtësi për pajtimin duhet vijuar kjo seancë gjyqësore. Ju bëj me dije se janë me dhjetëra vite tashmë në skenën publike. Nuk është më cështja vetëm e imja personale. Kjo ësht fytyra e politikës shqiptare. Gënjejmë njerëzit dhe ua mpimë shqisat që cdo gjë e gënjështërt në këtë vend të fitojë. Potë besosh gënjeshtra do të bësh gabime dhe kjo të ndodh shpesh në këtë vend” – u shpreh Duma pasi doli nga gjykata.