Lajme

Kreshnik Spahiu del me reagimin e papritur: Pse Berisha po e godet Amerikën më egër se Enver Hoxha?

Analisti Kreshnik Spahiu në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Sali Berisha ka 25 vjet që sulmon diplomacinë amerikane. Postimi i plotë: “Pse Berisha po e sulmon Amerikën më egër se Enver Hoxha? Fryma anti-amerikane në Tiranë këto muaj ka regjistruar kulimin e saj, krahasuar me 100 vitet e fundit. Kurrë më parë nuk ka ekzistuar në një pjesë të popullit kaq urrejtje ndaj diplomacisë amerikane. Ky mllef, kjo urrejtje, ky irritim, kjo pakënaqësi i ka rrënjët vetëm tek një njeri: Ai quhet Sali Berisha. Lufta e tij kundër diplomacisë amerikane nuk ka fillimin dhe mbarimin gjatë mandatit të...

Continue reading...

A e keni takuar Saimir Tahirin në burg? Kryeministri Rama “shtang” Blendi Fevziun me përgjigjen e tij

“Nuk kam asnjë arsye të takojë një të burgosur”. Kjo ishte përgjigja që kryeministri Edi Rama dha kur u pyet nëse është takuar në burg me ish-ministrin Saimir Tahiri. Në emisionin “Opinion” Rama u shpreh se kjo nuk është një pyetje serioze, por megjithatë ai la të kuptohet se nuk e ka takuar. Pyetje: E keni takuar Tahirin në burg? Rama: Mendoj që këto janë çështje serioze dhe nuk janë pyetje që i bëhen një kryeministri nga studioja, por megjithatë… Pyetje: Gjest njerëzor mund të ishte Rama: Nuk kam arsye pse të vizitojë asnjë të burgosur, sepse kjo është një...

Continue reading...

A mund të jetë Princ Leka presidenti i ardhshëm? Ja çfarë thotë Arjan Curri

Analisti Arjan Curri komentoi në emisionin “Zonë e Lirë” mbi kandidaturat e mundshme për President të Republikës. Drejtuesi i emisionit, Arjan Çani i pyeti nëse Princi Leka mund të ishte kandidat i mundshëm për President, ndërsa si Curri edhe Këlliçi e përjashtuan si mundësi. Analisti Curri tha se nëse do të pranonte të ishte kandidat ai mund të votohej nga Kuvendi, por së pari duhet të heqë dorë nga titulli Princ dhe nga ambicia për të qenë Mbret. “Nuk shkon edhe Princ dhe President në një Republikë Parlamentare. I duhet të heqë dorë nga titulli”, tha Curri.

Continue reading...

E moshuara u vjedh armët ushtarëve rusë kur po flinin dhe ua jep ukrainasve

Një grua e moshuar në Kiev dyshohet se ka vjedhur municione nga ushtarët rusë ndërsa ata ishin duke fjetur. Gruaja më pas fshehu “plaçkën” e saj në një vrimë dhe pak më vonë ua dorëzoi ushtarëve ukrainas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN. Duke cituar një video të postuar në Telegram nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashenko. Gruaja tha se nuk kishte frikë kur ushtarët rusë hynë në fshatin e saj Peremocha, por vendosi t’i “çarmatoste” dhe t’ua dorëzonte municionet ushtarëve ukrainas kur ata mbërritën së fundmi, sipas agjencisë.

Continue reading...

Berisha ngre dyshime për “zhdukjen” e Bllakos: E kthyen me helikopter nga Greqia, njeriu i fundit që takoi ishte Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste për televizionin A2 CNN, pohoi se sipas të dhënave që ai disponon, por që thekson se nuk janë të konfirmuara, ka dyshime se ditën kur u dha urdhër arresti për Alqi Bllakon, ky i fundit ishte larguar në Greqi dhe më pas u soll me helikopter. Edhe pse kjo nuk konfirmohet, shprehet Berisha, e vërteta është se Policia gënjeu kur tha se Bllako ka qenë në komisariat. Sipas të dhënave që Berisha i disponon, Bllako ka kaluar në Qafë Botë me një person i quajtur Ergys dhe që është njeriu i afërt i Edi...

Continue reading...

Pas Greqisë, Franca gati të furnizojë edhe Serbinë me avionët e famshëm

Një kompani franceze e prodhimit të aeroplanëve luftarakë “Dassault Aviation” pritet t’ia shesë Serbisë 12 avionë të tipit “Rafale” në vitin 2022. Sipas mediave franceze, kompania “Dassault Aviation” i ka përcjellur me vëmendje zgjedhjet e së dielës dhe fitorja e Vuçiqit në Serbi do ta lehtësojë kompletimin e shitjes së avionëve. Sipas La Tribune, diskutimet mes Serbisë dhe kompanisë franceze kanë qenë për 6 aeroplanë luftarakë dhe është dakorduar që numri të shkojë në 12. Avionët e rinj luftarakë që pritet t’i blejë Serbia do ta modernizonin flotën e Forcave Ajrore të Serbisë që kryesisht përbëhet nga Mig 21 dhe...

Continue reading...

Analisti Ben Andoni paralajmëron ‘zhurmë’ të madhe në politikën shqiptare, zbulon çfarë ka në plan Amerika

Analisti i njohur, Ben Andoni, ka folur ditën e sotme për krizën në Partinë Demokratike dhe takimin e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe “kryetarit të komanduar” të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Andoni tha se deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim nuk janë qëndrime personale por të diktuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Gjithashtu ai paralajmëroi se pas Sali Berishës, Amerika do të nisë kritikat e saj në kampion socialist për shkak se është shtuar korrupsioni dhe prangosja e ish-ministrave të Ramës e dëshmon këtë gjë. “Kur afrohet koha për zgjedhjen e presidentit e bën përfaqësinë amerikane të jetë e kujdesshme, në...

Continue reading...

Pse nuk e padisni Ambasadoren Amerikane kur pretendoni se ndërhyn në punët e brendshme të PD-së? Arben Ristani zbulon arsyen

Arben Ristani, pjesë e Komisionit të Rithemelimit foli në “Top Talk” për përplasjet me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ambasadorja Kim kishte sot takim me Enkelejd Alibeajn, të cilin e cilëson si kryetarin në detyrë të PD. Për këtë ka reaguar menjëherë grupi i Rithemelimit duke thënë se Kim shkelmoi vendimin e gjykatës dhe injoroi vullnetin e zgjedhësve. Ristani, i ftuar në “Top Talk”, u pyet përse nuk e kanë paditur ambasadoren amerikane për ndërhyrje në punët e brendshme dhe u përgjigj: “Padi të tilla nuk shkojnë në këto raste se nuk zgjidhet me konflikt gjyqësor. Ka rrugë të tjera që...

Continue reading...

“Gabim i madh!”, Sali Berisha i vë kushte Enkelejd Alibeajt: Vetëm nëse e bën këtë mund të qëndrosh nënkryetar i PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debat” ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj mund të ushtrojë detyrën vetëm nëse nuk ndjek porositë e Bashës. Sali Berisha: Së pari Alibeaj e gjithë kryesia e Partisë Demokratike dhe ish-kryetari janë shkarkuar, për motive jo të njëjta por nga Kuvendi i 11 dhjetorit, kuvend i legjitimuar dhe i pranuar universalisht dhe ligjërisht. Në këtë kontekst është qesharake të mendosh se mund të pranohet kryetar i PD-së një ish-nënkryetar i shkarkuar nga 4900 delegatë të kuvendit të 11. Unë e kam deklaruar, është kryetar i grupit, por këtu ka një çështje, grupi ka një...

Continue reading...

Pamjet që po çmendin rrjetin, befason Vuçiç, del papritur nga frigoriferi me kavanoz në dorë (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciç, ditë më parë në një video në kuadër të fushatës zgjedhore në Serbi, shihej teksa dilte nga frigoriferi i një qytetareje serbe, me premtimin për përmirësimin e mirëqenies. Por një dalje të tillë nga frigoriferi, Vuçiçit janë kujdesur që t’ia organizojnë edhe nga Pink Tv, televizion ky pro-Vuçiç që ka një shikueshmëri të madhe në Serbi. Në një video të shkëputur nga një emision i këtij televizioni, Vuçiç del nga frigoriferi me një kavanoz me tranguj në dorë dhe merr duartrokitje e ovacione nga të pranishmit në studio. Zgjedhjet serbe do të mbahen më 4...

Continue reading...