Lajme

Olti Curri rikthehet në ekran, ja se ku do e shohim

Olti Curri edhe pse është mjaft aktiv në rrjetet sociale, është shkëputur paksa nga ekranet televizive. Por mesa duket se një rikthim po vjen. Nëpërmjet një postimi në story blogeri ka zbuluar se do të jetë pjese e jurisë “Netët e klipit shqiptar”, një event i cili prej vitesh zgjedh dhe jep çmime këngëtarëve më në zë dhe jo vetëm.

Continue reading...

A do ta njohë Berishën në krye të PD-së? Reagon Kreshnik Çollaku dhe mban qëndrimin e prerë

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u pyet sot nga mediat për qëndrimin e tij në lidhje me fitoren e Sali Berishës si kryetar i PD-së. “Nuk kam patur dyshim që Berisha është më i preferuari i simpatizantëve të PD në njërin krah të PD. Çështja është që kontestimi i PD është në një proces gjyqësor. Do të vendoset nëse do të jetë i vlefshëm ai statut apo statutit tjetër. Ka qenë një numër i madh i simpatizantëve, por ka pasur edhe të tjerë që nuk kanë marrë pjesë në votim. Procese të tilla ku verifikohet shumica apo jo duhet të marrin...

Continue reading...

Xhaçka përmend komunitetin çam, homologu grek: Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një konferencë të përbashkët me homologun grek Dendias, deklaroi se shpreson që Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë me një qasje konstruktive jo vetëm çështjen e kufirit detar, por edhe çështje të tjera të vështira si ligji i luftës apo çështja çame. “Vullneti i mirë për të gjetur një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë si ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë edhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet edhe për çështje të tjera të vështira, që kemi trashëguar nga...

Continue reading...

Policia gjermane shoqëron Ramën në rajon

Kryeministri Edi Rama është shoqëruar nga policia në Gjermani. Der Spiegel shkruan se Rama është shoqëruar nga efektivët në bordin e avionit të Lufthansa, pasi nuk kishte vendosur maskën anti-covid. Pasagjerët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, rrëfejnë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të 2021./albeu.com

Continue reading...

Ahmeti: Ju që largoheni nga Maqedonia nuk jeni patriotë, mos prisni tju a bejmë 2000 Euro rrogën (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim i ftuar në emisionin “Klan Debat” ndër tjerash ka folur edhe për ikjen masive të rinisë nga Maqedonia e Veriut dhe të gjithë ata që braktisin Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas Ali Ahmetit nuk janë patriotë, shkruan InfoShqip. “Me ju thanë njerzve pse po largoheni ju? Ju nuk jeni patriotra që e braktisni vendin. Nuk mundesh tju a bësh 2.000 Euro rrogën“, janë fjalët e Ahmetit në emision. Vlen të theksohet fakti se edhe rezultatet e regjistrimit të popullsisë kanë nxjerrë në pah se në Maqedoninë e Veriut është ulur dukshëm numri i...

Continue reading...

Berisha ‘demonton’ kongresin e PS: Ramës i ka hyrë lepuri në bark, kërcënoi dhe ledhatoi SPAK-un

Kongresin e Partisë Socialiste, Sali Berisha e pagëzoi sot si “SPAK dhe Sali Kongres”, si edhe “Kongresi i lepurit në bark”. Berisha bëri një reagim të gjatë në Facebook mbi kongresin e djeshëm të PS-së, ku kryefjalë sipas tij ishte frika që kishte zënë Edi Ramën nga drejtësia. Ndërsa për SPAK-un thotë se është SPAK-u i partisë socialiste, Berisha shkruan se Rama nuk e fshehu dot frikën nga ai. “Më shpëtoni nga Sali Berisha” – e intepreton Berisha thelbin e fjalimit të Ramës. “Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te...

Continue reading...

Monika Kryemadhi bëhet nostalgjike, kujton ditët e rinisë më Metën: Vitet s’kanë rëndësi

Një ditë pas ditëlindjes, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar foto me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, 28 vite më parë në Llogara dhe sot në Kepin e Rodonit. Nëpërmjet një shkrimi nostalgjik në Facebook, Kryemadhi shkruan se nuk janë vitet ato që kanë rëndësi në jetë , por e rëndësishme sipas saj është mënyra si njerëzit jetojnë vitet t, teksa shprehet e bekuar për familjen dhe miqtë e saj. “Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme. It is not the years in our lives...

Continue reading...

Për një natë shqiptarët grumbulluan 700 mijë franga për ndërtimin e xhamisë në St. Gallen, Zvicër

Vetem për një natë shqiptarët grumbulluan 700 mijë franga për ndërtimin e xhamisë në St. Gallen- Zvicërr. “Mbi 700.000 franga zvicerane tubohen në natën e parë të aksionit për blerjen e parcelës për xhaminë e re në qytetin e St.Gallenit. Të nderuar vëllezër e motra, xhematlinj, miq e dashamirë të xhamisë sonë! Dëshirojmë që t’ju informojmë se mbrëmë patëm një natë të veçantë në xhaminë tonë, ku përveç namazeve që falëm së bashku, nisëm edhe aksionin për tubimin e mjeteve financiare për blerjen e parcelës për të nderuar xhaminë e re tonën në qytetin e St.Gallenit. Xhemati ynë mbrëmë përjetoi...

Continue reading...

Vuçiç do dronët “Bajraktar”: Më premtoi Erdogan që do t’i kemi

Serbia është duke planifikuar që të blejë dronët “Bajraktar TB2”, të cilët u bënë të njohur gjatë luftës në Ukrainë, për efektivitetin dhe precizitetin në sulme ndaj forcave ruse. Siç shkruan mediumi turk për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, deklaratat për blerjen e këtyre dronëve i ka bërë vetë Presidenti serb Vuçiç. “Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin Erdogan të Turqisë, kam shprehur interesimin për të blerë Bajraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiç....

Continue reading...

Vuçiq “pastron” kuadrot pro-ruse: Daçiq dhe Vulin pritet të mos jenë pjesë e Qeverisë së re

Me sa duket, Partia Progresive Serbe do të formojë Qeverinë e re të Serbisë, por në të mund të mos ketë vend për ministrin aktual të Policisë, Aleksandar Vulin dhe kryetarin e Kuvendit dhe liderin e SPS-së, Ivica Daçiq. Siç merr vesh gazeta beogradase, nova, partnerët perëndimorë kërkojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ta “pastrojë” qeverinë nga kuadrot pro-ruse dhe shteti të marrë një kurs të qartë të politikës së jashtme në raport me Rusinë. Sipas “novas”, zgjedhjet për kreun e SNS-së dhe presidentin serb kanë qenë gjithmonë një justifikim për të mos mbajtur një qëndrim të qartë...

Continue reading...