Dy deputetët e zgjedhur të PD-së në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Lezhës, Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj, nuk kanë votuar ditën e djeshme për kreun e ri të partisë. Ata nuk mundën të votojnë pasi u paraqitën në selinë e Partisë Demokratike pas orës 19:00 dhe nuk u lejuan, pasi kishte kaluar afati përfundimtar. Kujtojmë se ditën e djeshme u mbyllën zgjedhjet në Partinë Demokratike dhe rezultatet shpallën fitues Lulzim Bashën me 32 mijë e 882 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 6 mijë e 38 vota, Edith Harxhi me 991 vota dhe Fatbardh Kadilli me 763...
Continue reading...Lajme
“Ky është vetëm fillimi!” Numri 2 i PS-së iu fut të ‘dridhurat’ politikanëve shqiptarë, paralajmëron zhvillimet e bujshme
Numri 2 i PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend vlerësoi punën e SPAK dhe prokurorive në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Balla tha se reforma në drejtësi ka bërë të mundur që të konsolidohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë. “Ne do vazhdojmë ta konsolidojmë rritjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Dikur në këtë Kuvend përmendeshin vlerat e vendeve të punës për gjyqtarët në Tiranë dhe rrethe, por falë Reformës në Drejtësi tashmë kemi vendimmarrje apo masa disiplinore të duhura. 746 persona ishin në hetim gjatë vitit 2020, 70% e tyre janë marrë të pandehur. Kurrë më...
Continue reading...“Kjo është ajo që po përgatitet, pritet të shfaqet me forcë këto ditë”, Ngjela plas ‘bombën’ dhe lëshon paralajmërimin e papritur
Avokati Spartak Ngjela paralajmëron se tashmë Amerika do të godasë fortë ndaj politikanëve shqiptarë dhe kjo pritet të ndodhë shumë shpejt. Sipas Ngjelës pritet edhe që Shqipëria të bashkohet me Kosovën dhe të veprojnë si një shtet i vetëm. Ndërsa për Berishën, Ngjela shkruan se është në rënie mendore dhe amerikanët e kanë kuptuar gjendjen e tij psikologjike. Postimi i plotë: “Politika amerikane, në lidhje me Shqipërinë, e thekson hapur se: dy janë segmentet që cenojnë sigurinë e Amerikës në Shqipëri – korrupsioni i lartë shtetëror dhe, ndërhyrja e Rusisë me veglat e saj në Tiranë. Korrupsioni në Shqipëri është...
Continue reading...Publikohet fotoja që po qarkullon me shpejtësi, kamerat kapin momentin e ‘sikletshëm’ mes Biden dhe Erdogan
Presidenti i Turqisë Erdogan gjatë samitit të NATO-s u takua me presidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe ajo çfarë ra në sy gjatë takimit të tyre ishte mënyra e tyre e përshëndetjes. Kamerat kanë fotografuar një moment kur Erdogan dhe Biden tokin grushtat me njëri tjetrin pasi shtrëngimi i duarve është i ndaluar në këtë kohë pandemie dhe në një moment duket sikur Erdogan ishte duke iu afruar Biden për ti puthur dorën, por nuk ishte ashtu. Ai po ngrihej dhe kamerat e ‘kapën’ në një pozicion që dukej sikur po i afrohej dorës së presidentit amerikan.\
Continue reading...Lulzim Basha u konfirmua në krye të PD-së, reagon Agron Shehaj dhe ka një mesazh të rëndësishëm
Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj ka reaguar pasi zyrtarisht fitues u shpall Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj falenderon mbështetësit. “Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë. Më ndiqni sot në Opinion, 22.00”, – shkruan Shehaj. Jemin Gjana, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, tha se Shehaj mori 6 038 vota...
Continue reading...Pas “non grata”-s amerikane, një paralajmërim i frikshëm për Berishën
Berisha vërtet u shpall “non grata” nga SHBA, por referuar këtij zhvillimi politik, a mund të ketë kjo dhe pasojë penale. Që do të thotë, a mund të ketë procedim për akuza të caktuara nga përtej oqeanit nga autoritetet shqiptare. Kësaj i është përgjigjur së fundi kreu i SPAK-ut Arben Kraja. “Lista është një proces që ndodh ne SHBA. Ne kemi parashikimet tona ligjore sesi fillohet një procedim penal. Ajo që unë garantoj është se çfarëdo indicie apo material që do vijë, që do jetë në dispozicion, padiskutim jemi të vendosur për të çuar deri në fund ndjekjen penale, qoftë...
Continue reading...Lulzim Basha fitoi zgjedhjet në PD, Astrit Patozi del me mesazhin e fuqishëm
Astrit Patozi ka bërë një reagim pasi Lulzim Basha u konfirmua sërish si kreu i partisë demokratike. Postimi i Patozit: “NË SHQIPËRI TË GJITHË FITOJNË PASTËR Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi. Basha, po ashtu, i mund pastër rivalët e vet në PD, ndonëse kjo konsiderohet si maskaradë zgjedhore Por edhe “të mundurit” e tij do të fitonin thellë me ndjekësit e tyre në FB, gjithmonë, nëse do të ishin vetëm ata që do të votonin. Ndërkohë që secili prej këtyre të fundit ndjehet pa asnjë dyshim Zot, kur shkon...
Continue reading...Hapja e negociatave me BE, ministrja Xhaçka jep lajmin fantastik për Shqipërinë
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar në Bruksel me ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag. Kryediplomatja shqiptare vlerësoi mbështetjen e Holandës në mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. “Shpresojmë se Parlamenti Hollandez do ta mbështesë qëndrimin e Qeverisë. Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”, u shpreh ministrja. Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet nga kryeministri Rama.
Continue reading...Basha u rikonfirmua në krye të PD, gazetari i njohur zbulon çfarë pritet të ndodhë: Ja pse mori mbi 6 mijë vota Agron Shehaj
Lulzim Basha u rizgjodh për të tretën herë në krye të PD-së duke fituar me mbi 80% të votave përballë tre rivalëve të tij. Lidhur me këtë gazetari Juxhin Mustafaraj u shpreh se demokratët i besuan edhe njëherë Lulzim Bashës me shpresën se do të hapë partinë dhe do të sjellë një frymë tjetër për t’i çuar drejt pushtetit. Por cfarë do të ndodhë me rivalët? “Nuk besoj se asnjëri prej rivalëve të përjashtohet. Do të jetë i vështirë një bashkëpunim me Shehajn, që tha se Basha nuk do ta sjellë dot PD-në në pushtet”. Por si shpjegohet fakti që...
Continue reading...Nano del me paralajmërimin ‘bombë’: Ja çfarë do të ndodhte nëse Sali Berisha do të rikthehej në krye të Partisë Demokratike
Deklaratën e Sali Berishës, i cili tha se mund të rikthehet në krye të PD, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si vendim që mund të nxirrte PD-në jashtë sistemit. Nano tha në studion e lajmeve të MCN TV se PPE nxitoi të përshëndeste fitoren e Bashës për shkak se kanë dëgjuar edhe deklaratat e Berishës dhe se me reagimin e tyre kanë dashur të tregojnë se mbështesin gjeneratën e re. “Ai e ka lënë të hapur qartazi, por unë e shoh të pamundur. PPE sot lëshuan një deklaratë dhe përshëndetën Bashën. Ata janë ngutur sepse kanë dashur të thonë...
Continue reading...