Lajme

Vlonjati i ofron punë Ramës: Të jap dyfishin e rrogës që merr si Kryeministër

Bizneset që operojnë në zonën e Lungomares në Vlorë kërkojnë të qëndrojnë hapur edhe pas mesnate, me këtë arsye përfaqësuesit e tyre protestuan para komisariatit të policisë. Ndërsa thonë se për kërkesën e tyre kanë lënë afat deri të dielën duke kërcënuar se do të mbyllin lokalet e tyre , përfaqësuesi i tyre i bëri një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e situatës, madje i ofroi dhe punë. Biznesmeni Dionis Sota iu drejtua kryeministrit Rama, si njeriu që ata kanë më shumë besim, duke thënë: Ne i bëjmë thirrje gjithashtu kryeministrit që në këto kushte ku ne mezi...

Continue reading...

Rama për negociatat: Vafshin në djall, s’ka më përgatitje për dasmën e tretë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, që po mbahet në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë. Në fjalën e tij, Rama nuk la pa komentuar edhe procesin e mos çeljes së negociatave, pas vetos që Bullgaria i vuri Maqedonisë së Veriut. Rama tha pritshmëritë e Shqipërisë nuk mund të varen vetëm te Bashkimi Europian, ndërsa theksoi se Ballkani ka nevojë për BE-në, por aq sa BE për Ballkanin. Po ashtu Kryeministri shtoi...

Continue reading...

Murrizi paralajmëron lëvizjen e fortë që mund të sjellë arrestime në nivele të larta, nxjerr në ‘skenë’ emrin e politikanit të njohur

Kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi tha se do të kallëzojë në SPAK edhe zyrtarë që kanë dhënë tendera në mënyrë të paligjshme duke përmendur një tender të ish-ministrit Edmond Panariti. “Tenderat lënë gjurmë dhe këta nuk shpëtojnë dot.Edmond Panariti ka bërë një tender 6.3 milionë euro për sistemin e vaditjes në kanalin e Tërbufit por nuk është vënë asnjëherë në punë pasi nuk ka ujë. Kjo qeveria e Ramës i ka dhënë një tender mbi 1 milionë euro kandidatit të Bashës. Janë bashkë. Çfarë është kjo dashuri e madhe. Kur është PD në pushtet marrin tendera këta të...

Continue reading...

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e bukur që në mëngjes

Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur ditën sot me një bilanc të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes. Me një postim në Facebook, kryeministri Rama thotë se janë 20 mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të këtij vit që kanë përfituar bonusin, ku familjet marrin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijë e dytë dhe 120 mijë për fëmijë e tretë. Rama sqaron se bonusin e përfitojnë pa dallim edhe fëmijët që lindin jashtë vendit, por që janë regjistruar në vendin amë. “Mirmëngjes dhe me lajmin e bukur se...

Continue reading...

Skënder Brataj: Si të kuptoni simptomat e goditjes nga i nxehti

Nga: Skënder Brataj Temperatura është një gjendje patologjike për shkak të faktorëve ekzogjenë dhe endogjenë që shkakton një ndryshim të sistemit të termorregullimit hipotalamik. Ajo çon në një ngritje të temperaturës së trupit mbi vlerën e konsideruar normale rreth 36.8 °. Temperatura ose ethet shfaqen pavarësisht nga temperatura e jashtme, në shumicën e rasteve në prani të infeksionit. Hipertermia në goditjen nga të nxehtit është një rritje e temperaturës së trupit, për shkak të faktorëve ekzogjenë që çojnë në një rritje të temperaturës së trupit, po pa ndryshuar termorregullimin hipotalamik. Hipertermia shpesh ndodh për shkak të kushteve të veçanta klimatike...

Continue reading...

Shqipëria nuk merr dot gaz? Asnjë kompani nuk është në gjendje të shfrytëzojë lidhje me TAP

Shqipëria nuk i ka ende kapacitetet për të marrë gaz nga tubacioni i TAP-it. Nga tre shtetet ku kalon ky tubacion ne jemi të vetmit që ende nuk kemi arritur ta shfrytëzojmë. Qeveria nënshkroi së fundmi një marrëveshje ku pika e furnizimit me gaz për Shqipërinë do të jetë nga Fieri. Profesori Lorenc Gordani shprehet se “AlbGaz” kompania shtetërore nuk përmbush kushtet për të marrë gaz nga TAP dhe se qeveria duhet të ndërhyjë për situatën: “AlbGaz momentalisht është në fazë reformimi dhe ka ndryshuar shumë herë personelin dhe strukturën e saj. Mendimi im është që AlbGaz nuk i plotëson...

Continue reading...

Kakavijë: Sekuestrohen 94210 paund, ja ku i kishte fshehur shoferi

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar, automjetin tip furgon me drejtues shtetasin N. T., 49 vjeç, banues në Dimal. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat...

Continue reading...

Edi Paloka nxjerr dokumentin dhe kërkon që SPAK të arestojë kryeministrin Rama

SPAK ar estoi ditën e sotme 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, lidhur me skandalin për tenderin e uniformave të policisë. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe nënkryetari i PD, Edi paloka, i cili thekson se nëse SPAK e ka seriozisht atëherë duhet të ar estojë Edi Ramën dhe jo vartësit e tij, pasi çdo tender varet prej tij. Reagim i plotë: “Kjo eshte padia qe u ngrit kunder PD per shpifje pasi denoncoi skandalin e tenderit te uniformave. Ishte urdher direkt i Rames, i bere dhe publikisht, per te paditur per shpifje kedo qe guxonte te...

Continue reading...

Arrestimet për tenderin e uniformave të policisë, Lala zbulon prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga dosja e Prokurorisë së Posaçme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit. Pas arr stimit të 9 zyrtareve të Ministrisë së Brendshme, mësohet se hetimi është duke u shtrirë lidhur me përfshirjen e zyrtareve dhe ish-zyrtareve të tjerë të kësaj ministrie. Sipas Lalës, dëshmia me e fortë kundër të arr stuarve është ajo e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i cili mësohet se ka dalë kundër tenderit të uniformave dhe madje nuk ka pranuar ta firmoste atë. Procedurat për këtë tender me vlerë afro 28 milionë dollarë, kanë...

Continue reading...

Brataj: E habitshme, ja kush preket më shumë nga varianti ‘Delta’

Skënder Brataj së fundmi ka qetësuar qytetarët duke thënë se ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për praninë e variantit indian të virusit në vendin tonë. Ai u shpreh se kjo gjë nuk do të mbahet e fshehtë ndërkohë që dha edhe disa detaje të tjera. Brataj tregoi se shenjat e variantit ‘Delta’ janë të ngjashme me ato të një gripi të zakonshëm por ky variant përhapet shumë më shpejt. Ndërkohë ai shtoi se personat që kanë rrezikun më të lartë të infektimit, janë ata nën 30-vjeç. “Nuk ka njoftim zyrtar për variantin Delta. Shenjat e variantit Delta janë pak...

Continue reading...