Lajme

Flamur Noka e thotë troç në mes të Parlamentit: Elisa ti je dashnore, fol për betejat e Skënderbeut

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrja Elisa Spiropali. Nga karrigia e Kuvendit, ka komentuar zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Spiropali ishte duke mbrojtur Ramën, ndërsa Berishën e mbronte Flamur Noka. Teksa ka qenë duke folur në mikrofon Elisa Spiropali, Noka e ka akuzuar ministren e Ramës si dashnoren e një personi, por fjala nuk është dëgjuar deri në fund, pasi deputeti nuk kishte mikrofon. Emrin e personit e kanë dëgjuar vetëm deputetët e pranishëm. Debati: Spiropali: O Flamur, po nuk e kuptoj, pse i rri aq afër atij...

Continue reading...

Haradinaj: I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë, kam informata se janë mbledhur mbi 10 milionë euro

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se deri më tani ka dhuruar 3 rroga të tija për Fondin e Sigurisë. Haradinaj po ashtu ka shtuar se ka informata se deri më tani janë mbledhur mbi 10 milionë euro në këtë fond. Ai ka thënë se ushtria është e Kosovës dhe nuk i kupton disa opozitarë që nuk e përkrahin fondin. “I kam dhënë tri paga për Fondin e Sigurisë”, tha ai ne emisionin Pressing në T7. “Ndoshta i blejnë tri pushkë të reja për ushtarë. Të bukura. Të blejmë Javelina. I pamë në Ukrainë. Do të bëjë pyetje. A...

Continue reading...

“S’dua të të shoh më me sy”, Erdogani zemërohet me Mitsotakis sepse i kërkoi SHBA-ve të bllokojë avionët luftarakë në Turqi

Gjatë vizitës në SHBA javën e kaluar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkoi nga presidenti amerikan të mos I shesë Turqisë avionë ushtarak F-16 dhe F-35. Nëpërmjet një harte Mitsotakis i ka treguar zyrtarëve amerikanë arsyet se pse Greqia është e detyruar të pajiset me avionë ushtarakë F-16 dhe F-35, dhe se pse Turqia nuk duhet të pajiset me këta avionë ushtarakë, pasi sipas Athinës Ankaraja ka shkelur vijat ajrore të vendit. Në lidhje me këtë ka reaguar presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se nuk ka ndërmend të takojë më kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. “Për mua, nuk ka...

Continue reading...

Gazetari i CNN “përgënjeshtron” grekët: Kryeministri australian është me origjinë shqiptare, si unë

Mbiemri i kryeministrit të ri australian, në italisht rezulton të jetë “shqiptar” dhe britanikja The Guardian shkruan se ky term në Italinë jugore përdoret për të përshkruar një të ardhur nga Shqipëria. Për origjinën e Kryeministrit të ri të Australisë, Anthony Albanese, ka folur edhe gazetari i CNN-it, Andrew Kaczynski. Në një postim në Twitter, Kaczynski ka shkruar se Albanese është shqiptar i Italisë, duke shtuar se edhe ai është arbëresh. “Ai është shqiptar i Italisë. Mbiemri i tij është Albanese. Është arbëresh, siç jam unë”, ka shkruar Kaczynski, duke përgënjeshtruar pretendimet greke, se kryeministri australian është me origjinë greke.

Continue reading...

Erdogan i “heq vizën” kryeministrit grek: “Mitsotakis, nuk ekizston më për mua”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë të ditës së hënë, u shpreh se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ekziston më për të se ai pretendon se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara u përpoq të bllokonte shitjen e avionëve ushtarakë F-16 në Turqi. “Ne kemi rënë dakord që të mos përfshijmë vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Megjithatë, ai vizitoi Shtetet e Bashkuara javën e kaluar dhe i paralajmëroi në Kongres që të mos na japin një F-16,” tha Erdogan në një konferencë shtypi pas seancës së kabinetit. “Ai nuk ekziston më për mua. Unë kurrë...

Continue reading...

“Maqedonia është Bullgare”, protesta në Bullgari kundër tërheqjes së vetos për Shkupin

Në Kresnë të Bullgarisë për sot është paralajmëruar protestë e gjerë nacionale e partisë nacionaliste bullgare VMRO-BND. Sipas televizionit BNT, arsyeja e protestës është Maqedonia e Veriut dhe kërkesa që të mos tërhiqet vetoja për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Protesta ka si sllogan thirrjen “Maqedonia është Bullgare”. Protestuesit kanë paralajmëruar bllokimin e qarkullimit në rrugën kryesore E-79 në zonën e qytetit të Kresnës, duke lëvizur në drejtim të Bllagoevgradit. Shkak për protestën, sipas tyre, është qëndrimi hezitues i qeverisë dhe kryeministrit Kiril Petkov për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në BE. Dje, kryeministri i bëri thirrje presidentit Radev...

Continue reading...

Beteja për Anthony Albanesen, grekët e duan për vete australianin që u shpall shqiptar

Kur mes shqiptarësh u konstatua se vetë mbiemri i Kryeministrit të ri australian, Anthony Albanese, e tregon prejardhjen e tij, një medium grek ka shkruar se origjina e Albaneses në fakt, “lidhet me Greqinë”. Çka thoshte Albanese për mbiemrin e vet në vitin 2019? Opozitari që i fitoi zgjedhjet në Australi, Anthony Albanese, është Kryeministri i parë australian, mbiemri i të cilit nuk është anglisht. Ajo që dihet zyrtarisht për Albanesen është se nëna e tij ka qenë australiane me origjinë irlandeze, ndërsa babai i tij, Carlo Albanese, vinte nga rajoni Apulia në Itali. Ky rajon, që shtrihet në brigjet...

Continue reading...

Ish-deputetja Liljana Elmazi: “Non grata” e Berishës, vendim skuthi i Blinken, Biden s’do e kishte lejuar po ta kishin njoftuar

Ish-deputetja demokrate Liljana Elmazi Billa, e ka quajtur skuth, të turpshëm dhe të marrë në fshehtësi vendimin e Antony Blinken, për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Foto e bardhe Sipas saj, nëse Presidenti amerikan Joe Biden, do të ishte njoftuar, ai nuk do ta kishte lejuar kurrë shpalljen “non grata” të një personaliteti shteti e kombi si Berisha. “Ajo foto shpreh shume: i shkuam dr Berishes ne zyre ku i shprehem mbeshtetjen tone pas vendimit idiotesk te Lulit per perjashtimin nga grupi, (mbeshtetjen per dr e shprehem edhye ne viziten e meparshme qe ne 22 Maj , pas...

Continue reading...

“Ndrikulla 5 milionëshe”: Plas keq sherri mes Berishës dhe Spiropalit në Kuvend, ish-kryeministri nuk lë gjë pa thënë: Unë do të nxjerrë çdo aferë! Burri i kësaj zonjës

Ish-kryeministri Sali Berisha u përplas sot në Kuvend me ministren Elisa Spiropali. Gjithçka nisi pasi Berisha tha se Edi Rama dhunon fjalën e lirë dhe mediat. “Ndrikulla 5 milionëshe është famoze me Salarjon e saj që tenderin ia jep vëllait të tij. Tenderat e ujësjellësit,i merrte burri i kësaj zonjës, ia jepte vëllait që të shtoheshin milionat. Përveç kësaj, zonja që u pasurua aq shumë në dogana, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderët e KESH-It ose OST. Aty përsëri Salarjoni , nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri-tjetri me lekë publike janë Spiropali. Unë do...

Continue reading...

Humbi thellë zgjedhjet përballë Sali Berishës, vjen reagimi i parë nga Ibsen Elezi

Pasi ish kryeministri Sali Berisha fitoi bindshëm përballë Ibsen Elezit duke u zgjedhur kreu i Partisë Demokratike. I menjëhershëm ka qenë edhe reagim i Ibsen Elezit. Postimi i Elezit: “Falenderim ! Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur. Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan. Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit. Kujtese ! Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne...

Continue reading...