Lajme

Moment i frikshëm: Qendra tregtare goditet nga rrufeja, ja çfarë ka ndodhur

Nju Jorku është duke u përballur me kushte të vështira atmosferike. Stuhi të shumta kanë e shi të furishme kanë prekur vendin këto ditë. Në një video të bërë virale në rrjet, shihet se si rrufeja godet qendrën tregtare One World. Pamjet duken apokaliptike dhe mjaft të frikshme. Ndërkohë që edhe Tennessee është goditur nga përmbytje të shumta. Deri më tani atje janë regjistruar 22 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur.

Continue reading...

Polakët dhe amerikanët ‘të joshur’ nga Shqipëria, grekët me 60 mijë turistë më pak

Polakët dhe amerikanët kanë qenë “më të joshurit” për të vizituar Shqipërinë në vitin 2021. Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në periudhën janar – korrik 2021, Polonia ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve në vend apo 5 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 4 për qind. Referuar INSTAT-it, gjatë shtatë-mujorit hyrjet e polakëve në Shqipëri janë 56,198. Thënë ndryshe, 44,807 më shumë se për të njëjtën periudhë të 2020. Ndërkaq, po këtë periudhë, shtetasit amerikanë që kanë hyrë në Shqipëri numërohen 50,980 nga 11,807 që ishte një vit më...

Continue reading...

Ish-themeluesi i Partisë Demokratike u jep “këshillë” demokratëve: Ose të shkunden, ose të transferohen në selinë e PS-së

Ilirjan Çukaj, një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Sarandës, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Duke kritikuar drejtuesit e PD, ai shkruan ai u sugjeron me ironi të transferohen në selinë e PS, pasi e kanë humbur rolin si opozitë. Opozita o të shkundet nga plogështia e të rivitalizohet, ose të deklarojë shpërbërjen si e pafuqishme për të rrëzuar këtë pushtet shton ai. “Kam nje sugjerim per drejtuesit e PD-së, pse nuk tranferohen në seline e PS-së se unë vetem opozitë nuk shoh ne kete vend. Me kete tablo politike e kemi te sigurtë pushtetin...

Continue reading...

Shoferi nuk “vë mend”, brenda pak minutash i pezullojnë dy herë patentën

Një shoferi në Tiranë i është pezulluar patenta 2 herë brenda pak minutash. Sipas njoftimit të policisë, fillimisht ai ishte konstatuar me shpejtësi 147 km/h nga Policia Rrugore e Tiranës, dhe iu pezullua leja e drejtimit, u kap përsëri pas disa minutash në rrugën Tuneli i Krrabës-Elbasan në Dopaj nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore po me shpejtësi 148 km/h. Atij iu pezullua edhe për 3 muaj të tjerë leja e drejtimit dhe u gjobit me 20 mijë lekë të reja. “Njëri prej drejtuesve të konstatuar me shpejtësi 147 km/h nga Policia Rrugore e Tiranës, dhe iu pezullua...

Continue reading...

Drecun: Propozimi i Walker për diasporën i lidhur me aspiratat e “Shqipërisë së Madhe”

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun tha sa megjithëse nuk është plotësisht e qartë në çfarë tubimi William Walker paraqiti idenë e tij rreth një lëvizjeje për bashkimin e diasporës shqiptare “kjo është një lëvizje e organizuar që tashmë ka filloi të krijojë një lëvizje të diasporës së bashkuar shqiptare”. “Është një tubim i organizuar nga përfaqësues të diasporës shqiptare nga SHBA, Kanadaja, Japonia dhe Afrika, dhe propozimi i Walker ishte të bashkonte të gjithë nga vendet shqiptare. Kosova, si dhe Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, dhe kjo nuk mund të mos shoqërohet nga...

Continue reading...

Krasniqi del me një propozim: Kosova t’i shpall non-grata këta persona

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se institucionet e Kosovës, duhet të hartojnë një listë të personave non grata, të cilët e kanë përkrahur politikën gjenocidale të kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviq kundër shqiptarëve të Kosovës. Ai ka thënë se në këtë listë do të duhej të futeshin shkrimtarë, akademikë, këngëtarë e gazetarë që kanë përkrahë politikën serbe të gjenocidit, përcjell Bota sot. Reagimi i Krasniqit vjen pas debatit lidhur me ftesën për këngëtarin boshnjako-serb Goran Bregoviq, nga Bashkia e Korçës, për të kënduar në “Festën e Birrës”. Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook: “Institucionet tona shtetërore duhet të...

Continue reading...

Nuk ndodhte që nga viti 1950, bie shi në majën e lartë të Groenlandës

Në një majë të lartë në Groenlandë ka rënë shi për herë të parë që nga viti 1950, duke regjistruar një tjetër episod të shkrirjes së akujve. Reshjet ka në rënë në majën e shtresës së akullit, gati dy milje mbi nivelin e detit. Rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës, stafi në Stacionin Samit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës u zgjua nga pikat e shiut në dritaret e stacionit, shkruan The Washington Post, përcjell abcnews.al. Shiu bie herë pas here në fletën e akullit, por asnjë anëtar i stafit nuk e kujton shiun, madje edhe një shi të...

Continue reading...

Serbia ndërton objektin e “Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”

Serbia ka filluar ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë”. Investimi në mbi 6 milionë euro do të bëhet nga Qeveria e Serbisë përmes Zyrës për Kosovën, që funksionon në kuadër të saj. Drejtori i kësaj zyre, Petar Petkoviq, hodhi gurthemelin për ndërtimin e Universitetit të premten (20 gusht) në Mitrovicën Veriore. “Ky është gurthemel i harmonisë unitetit të popullit tonë në Kosovë, dhe për këtë sot ne jemi të bashkuar siç ishim dhe do të jemi: edhe Lista Serbe ashtu edhe Universiteti ynë dhe shteti i Serbisë. Populli ynë...

Continue reading...

Zgjidhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Zyrihut

Duke qenë i pari në listën pas fitueses, Vera Zisëiler në zgjedhjet e vitit 2018, e cila tashmë do të kalojë në një post tjetër, shqiptari Reis Luzhnica merr autmatikisht mandatin e deputetit të Zyrihut. Duke filluar nga 25 gushti një vend në Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” një politikan i ri shqiptaro-zviceran, Reis Luzhnicën, të lindur në Prishtinë, në vitin 1990. Luzhnica ka emigruar Zvicër me prindërit kur ishte vetëm dy vjeç. Reis Luzhnica në zgjedhjet e fundit (2018) ka qenë kandidat i Partisë Socialdemokrate (SP) ndërsa votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për...

Continue reading...

Zënka në Parlamentin e Greqisë: Ministër, e dini që mbiemrin që mbani ka prejardhje shqiptare

Duket se debatet për marrëdhëniet me Shqipërinë nuk do të mbyllet kurrë në Parlamentin grek, ndërkohë që ka qenë deputeti i “Syriza” ai që ka shpërthyer kësaj here. Gjatë fjalës së tij, Emmanouil Glezos ka thënë nga foltorja se pavarësisht fjalëve të r ënda që përdorin ndaj shqiptarëve, shumica e të pranishmëve janë me origjinë nga Shqipëria. Glezos iu drejtua ministrit të Arsimit, Andreas Loverdos, duke e pyetur se nëse ai e di që mbiemri që mban është me prejardhje shqiptare. “Ju lutem zoti ministër i Arsimit të deklaroni nëse jeni grek apo jo, sepse mbiemri juaj tregon se jeni...

Continue reading...