Lajme

Serbët ‘tradhëtojnë’ Aleksandër Vuçiç, janë dakord që Kosova të anëtarësohet në OKB me një kusht

Një sondazh i kryer në Serbi tregoi se serbët mbështesin mosnjohjen e Kosovës, por tregoi se ka një elasticitet sa i përket lëshimeve që Beogradi mund të bëjë për hir të integrimit në Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar nga gazeta “Danas” tregon se vetëm 3 për qind e serbëve mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës pa asnjë kusht, por 27 deri në 30 për qind e të anketuarve ranë dakord që Serbia të lejojë anëtarësimin e saj në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë nëse kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit të vendit në BE. Sipas sondazhit, dy të tretat...

Continue reading...

Ekskluzive: Helikopterët serb futen brenda territorit të Kosovës, në Bërnjak (VIDEO)

Rreth orës 17:00, helikopterë serbë janë futur brenda hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Ekipi i “Indeksonline”, i cili po qëndron afër pikës kufitare në Bërnjak, ka kapur momentin kur 3 helikopterët vëzhgojnë nga lartë. Ushtarakët serbë kanë përcjellë situatën e krijuar që pesë ditë, kur serbët e dirigjuar nga Beogradi kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë revolte ndaj hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave. Këto zhvillime duket se kanë të bëjnë me situatën e tensionuar në veri të vendit, Jarinje e Bërnjak, ku po qëndron Njësia Speciale e Kosovës dhe protestues kosovarë të etnisë serbe....

Continue reading...

Helikopterët serb nga Rusia që u futën në Kosovë, këto janë performancat e tij (FOTO-VIDEO)

3 helikopterë serb janë futur rreth orës 17:00 brenda territorit të Kosovës. Bëhet fjalë për M-35, helikopterë të prodhuar nga Moska. Beogradi zyrtar këto helikopter i kishte blerë vitin e kaluar nga Rusia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në fjalimin e tij drejtuar kombit pas vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Beograd. “Serbia është e kënaqur me bashkëpunimin e saj ushtarak-teknik me Rusinë. Ne kemi rënë dakord për të blerë shtatë helikopterë Mi-35 dhe tre Mi-17”, kishte thënë ai. FOTO:

Continue reading...

Diplomati amerikan: Thaçi më tha, kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim për shkëmbim të territoreve?

Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018. Phillips, që është drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit Kolumbia për Studime të të Drejtave të Njeriut dhe që ka shkruar rreth Kosovës që nga viti 1989, kishte nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës – MPJ, më 26 shkurt 2018. Në kontratën e tij thuhet që ai duhet të ofrojë “këshilla sipas kërkesave të...

Continue reading...

Televizioni publik serb: Një polic ua drejtoi mitralozin helikopterëve serb që lëvizën afër Kosovës

Tre helikopterë serbë fluturuan sot afër kufirit me Kosovën në Jarinje. Pamje të manovrave të tyre në zonën tanimë të tensionuar u shpërndanë gjithandej nëpër media, shkruan lajmi. Por, Radio Televizioni i Serbisë, raporton edhe diçka tjetër, që megjithatë nuk është e konfirmuar dhe nuk dihet vërtetësia e lajmit. Sipas RTS-së, gjatë kohës që këta helikopterë po fluturonin në qiell, një polic i Njësisë Speciale ka hyrë në automjetin e blinduar dhe ka drejtuar mitralozin në drejtim të helikopterëve. VIDEO:

Continue reading...

FSK po përgatitet të hyjë në veri? Flasin nga Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar raportimet se Forcat e Sigurisë të Kosovës po bëjnë përgatitje ushtarake që të futen në Veriun e Kosovës. Një gjë të tillë e ka bërë vetë ministria nëpërmjet një njoftimit, duke sqaruar se FSK merr vendim në përputhshmëri me Kushtetutën dhe koordinim me KFOR-in. “Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb”, thuhet në njoftim. Njoftimi i plotë: “Ministria e Mbrojtjes, me qëllim të informimit...

Continue reading...

Ndizet alarmi për Kosovën: Ky është qëllimi jetik i Vuçiqit, infiltrimi i shërbimit sekret rus e shkakton këtë gjë

Janë bërë tashmë pesë ditë që kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet për targat me Serbinë. E që pesë ditë, edhe Njësia Speciale e Kosovës po qëndron në pikën kufitare në Jarinje për ta zbatuar vendimin e Qeverisë, ndërsa serbët lokalë kanë vendosur barrikada nëpër rrugë. Kurse Serbia nuk po lëvizë nga qëndrimi lidhur me çështjen e targave, teksa presidenti Aleksandër Vuçiq, iu përgjigj thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Tash ndër kushtet e vendosura nga Serbia për Kosovën, që të rinisë dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, është dhe formimi i Asociacionit...

Continue reading...

Iku jashtë shtetit, ja sëmundja që vuan prej kohësh ish prokurori Llalla

Kërkimi për ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla varet nga SPAK, e njëjta prokurori antikorrupsion që kërkoi dënimin e tij dhe shpalljen fajtor. Burime pranë Interpolit në Tiranë pohuan se pranë këtij institucioni nuk është depozituar ende një kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, i dënuar me dy vite b rgim për fshehje të pasurisë në tre raste. Ndërkohë policia e Tiranës menjëherë sapo konstatoi mos gjetjen e ish zyrtarit të lartë në banesë njoftoi prokurorët e posaçëm që urdhëruan shpalljen në kërkim kombëtar, pra një kërkim që do të kryhet nga drejtoritë vendore të Policive. Por gjithë...

Continue reading...

NATO reagon pas situatës së krijuar në veri, mesazh Kosovës dhe Serbisë

NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës. Në një reagim në twitter të zëdhënëses së NATO-së, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog. “Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.

Continue reading...

Demalia bën deklaratën e papritur rreth Berishës: Pyesni Spartak Ngjelën pse nuk nxjerr informacione DASH

Analisti Ilir Demalia u shpreh se DASH ka marrë një vendim që e dinë ata, pasi kanë materiale për Berishën kur ka qëndruar në pushtet. Ai tha me ironi se duhet të pyesni DASH ose avokatin e njohur Spartak Ngjela se ata i dinë inforamcionet pse DASH nuk e nxjerr zbuluar Sali Berishën. Deklarata e Demalias: “DASH ka marrë një vendim që e dinë ata. Unë besoj se kanë materiale për Berishën sepse e dinë se çfarë ka bërë ai kur ka qëndruar në pushtet. Por unë nuk e di se pse nuk i nxjerrin, sepse nuk jam DASH apo...

Continue reading...