Lajme

Brnabic i flet botës në OKB për situatën në veri, viktimizohet pa masë para tyre

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka folur me tonë jashtëzakonisht viktimizuese në OKB për situatën në veri të Kosovës. Ajo aty ka thënë se Kosova me dërgimin e Specialëve në veri, sipas saj ka shkelur “brutalisht” marrëveshjen e Brukselit dhe se kjo shkaktoi një krizë të madhe. Madje sipas saj, gjithë kjo situatë ndërpreu furnizimin me ushqim dhe barna për serbët e veriut. “Me pretekstin e zbatimit të rregullave të reja në targa, Prishtina dërgoi njësi speciale të armatosura rëndë në veri të krahinës. Kjo është një shkelje tjetër brutale e Marrëveshjes së Brukselit, dhe kjo shfaqje irracionale e forcës shkaktoi...

Continue reading...

KFOR-i nuk ka informacione që helikopterët serbë kanë kaluar vijën kufitare me Kosovën

KFOR si forca e tretë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ka mohuar se helikopterët e ushtrisë serbe të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës pasditen e kësaj së premte. “Nuk kemi informacione që fluturimet serbe e kanë kaluar vijën kufitare administrative”, thuhet në një përgjigje të KFOR për Klan Kosova. “KFOR mbetet i fokusuar në përmbushjen e mandatit të vetë për çdo ditë – i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999m për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë”. Tre...

Continue reading...

Artur Zheji: Meta më zhgënjeu, mendon se ne jemi budallenj. Ku pyet Rama për këta, ai ka Amerikën me vete, e patë kë takoi

Analisti Artur Zheji komentoi me ironi ultimatumin e kryeministrit Edi Rama ndaj drejtorëve dhe ministrave të tij për të mos abuzuar me fondet. Zheji u shpreh në emisionin Breaking në Top Neës, se atyre që jetojnë në luks, Rama u thotë “kujdes me lekët e popullit”. Zheji foli edhe për situatën në PD, ku theksoi se Lulzim Basha nuk do ta largontë kurrë Sali Berishën, nëse nuk do përballej me presionin amerikan. Çdo luftë brenda PS, analisti e quan të humbur, pasi sipas tij, Rama është shumë i fortë dhe ka mbështetjen e SHBA-vë. “Rama u thotë drejtorëve dhe drejtoreshave...

Continue reading...

Mërgimtari ftesë Kurtit: Albin, hape një xhirollogari për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë

Mërgimtari nga Podujeva, Nexhmi Zeqiri, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të hapë një xhirollogari për grumbullimin e disa mjeteve financiare. Zeqiri, këtë kërkesë e ka bërë që në mënyrë që të mblidhen fonde nga diaspora dhe bizneset në Kosovë për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë së Kosovës. “I bëj thirrja Albinit ta hap një llogari bankare për tubimin e mjeteve financiare për forcimin e Ushtrisë dhe Policisë me plane konkrete, rakteta moderne etj, si diaspora e bizneset në Kosovë. Besoj që do ta mbështesin fuqishëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Continue reading...

Rama bën lëvizjen e radhës, zbulohet çfarë do të ndodhë të hënën

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij, Albin Kurtit. Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së. Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore. Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Continue reading...

Yuri Kim pas takimit me Bashën: Nuk ecet para nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën në selinë blu në një prononcim për mediat u shpreh se Partia Demokratike duhet të jetë e fortë për të ecur përpara në sfidat që e presin. Referuar pozitës së vështirë së reformimit pas debateve dhe “ndarjes” së bazës mes Berishës dhe Bashës, diplomatja amerikane tha se nuk mund të ecet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën prandaj bëri thirrje për bashkim e PD-së për të parë drejt së ardhmes. “E gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe e bashkuar dhe...

Continue reading...

Plas në PD: Agron Shehaj përplaset me Lulzim Bashën, kryedemokratit i del në mbrojtje Grida Duma

Ka degraduar në përplasje e sherr mbledhja që kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka pasur me krerët e degëve të Tiranës. Basha i ka kërkuar kryetarëve të degëve që të dalin e të sqarojnë arsyet e vendimit për përjashtimit të Berishës dhe sa të vështirë e ka pasur ai. Në këtë moment ka ndërhyrë Agron Shehaj që i ka kërkuar që të dal vetë e të sqarojë bazën, në një kohë që 75 % të sajën e ka kundër. Pas përplasjeve verbale Shehaj ka braktisur sallën, ndërkohë që pjesë e madhe e drejtuesve të degëve mungonin në këtë mbledhje....

Continue reading...

Djali i Sokol Olladashit zbulon se çfarë do të ndodhë në vijim me Partinë Demokratike

Glauk Olldashi, djali i Sokol Olladashit rrëfeu për karrierën e tij në PD dhe për situatën aktuale. Olldashi tha nëse babi i tij do të ishte në krye të PD-s, Partia Demokratike do ishte ndryshe. Sipas tij, PD do e kalojë këtë moment të vështirë. Ai shkoi dhe më tej ku pohoi se partia demokratike nuk drejtohet nga facebook. Deklarata e Olldashit: “Babai i donte njerëzit dhe ata e donin atë, pasi ai e kishte zemrën e mirë. Politika nuk është profesion por një përgjegjësi i një grupi njerëzish që ti përfaqëson. Nuk dua të bëj asgjë që ta ul...

Continue reading...

Yuri Kim: Shpresojmë se PD do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar, që të fitojë përsëri zgjedhjet

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas një takimi me liderin opozitar, Lulzim Basha, deklaroi se Amerika e di që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, duke shtuar se shpreson që të dalë nga kjo rrugë më e fortë, që të fitojë sërish zgjedhjet. Deklarata e Yuri Kim: “E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe...

Continue reading...

“Në Ballkan, do ketë destabilizim”, Gjukanoviç paralajmëron nga Asambleja e OKB-së

Ballkani vazhdon të jetë një rajon i përplasjes se interesave dhe qëllimeve strategjike të aktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, deklaroi në Asamblenë e OKB-së presidenti malazez, Milo Gjukanovic, i cili la të kuptohet se stabiliteti i rajonit, është sot nën kërcënim. “Edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë sfidat dhe kërcënimet ndaj demokracisë shumë etnike në Ballkan. Ballkani Perëndimor është përsëri arenë e interesave gjeopolitike, pasojat e të cilave janë ngadalësimi i integrimit europian“, u shpreh ai. Gjukanovic tha se Mali i Zi paralajmëron për rrezikun e përtërirë të destabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe ngushtimin e hapësirës të perspektivës së tij europiane....

Continue reading...