Lajme

I treguan videon, Agron Shehaj reagon pas sherrit me Bashën në selinë e PD-së

Agron Shehaj ka reaguar pas publikimit në media të debatit të djeshëm në zyrat e PD-së. Në atë debat, Shehaj akuzoi fillimisht Bashën se kishte përçarë demokratët, ndërsa mori përgjigje prej të pranishmëve në sallë në krah të Bashës, si Gazment Bardhi, Grida Duma dhe Isa Sakja. Madje, Sakja, Bardhi dhe Duma e akuzuan atë se kishte future elementë kriminalë për të ndikuar në garën për kreun e Partisë Demokratike, gjë që Shehaj e mohon edhe përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook. Lexo edhe: DEBATET/ Ti je një hiç! Këtu nuk jemi në Call Center”: Plas...

Continue reading...

Ti je një hiç! Këtu nuk jemi në Call Center”: Plas sherri në mbledhjen me dyer të mbyllura mes Bashës, Shehajt dhe Dumës

Kreu i selisë blu ka pritur këto dy ditë kryetarët e degëve të Tiranës bashkë me deputetët për ti dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimarrjen për nismën e Sali Berishës. Në takimin ku ishin të pranishëm Basha, Shehaj, Bardhi, Duma, Vokshi dhe 6 kryetar degësh fillimisht foli krye demokrati Lulzim Basha përgjatë 40 minuta. Sipas raportimit të gazetarit Mariglen Kume në “Panorama”, debati nisi menjëherë kur mori fjalën Agron Shehaj i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve...

Continue reading...

Serbia nuk ndryshon! Tanket nisen drejt Kosovës, televizionet ndërpresin programacionin

Serbia vijon të tensionojë situatën në veri të Kosovës duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë. Regjimi i Vuçiçit ka dërguar gjatë 48 orëve të fundit avionë dhe helikopterë për të patrulluar pranë pikës kalimit kufitar të Jarinjës në veri të Kosovës si një formë kërcënimi ndaj kësaj të fundit, raporton abcnews.al. Duke mos u mjaftuar me kaq, Serbia ka dërguar në zonë edhe disa njësi tankesh, ndërsa mediat serbe kanë nisur propagandën kundër shqiptarëve, një praktikë e ngjashme kjo edhe gjatë periudhës kur Millosheviçi masakronte shqiptarët në 1999. Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë...

Continue reading...

Rama bën lëvizjen e radhës, zbulohet çfarë do të ndodhë të hënën

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë ditën e hënë Kosovën, duke mbajtur kështu premtimin që i bëri homologut të tij, Albin Kurtit. Rama do të vizitojë Kosovën pas kthimit nga SHBA ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së. Mësohet se bashkë me Ramën edhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë drejt Prishtinës për një vizitë një ditore. Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.

Continue reading...

Aleksandër Çipa zbulon mesazhin e fortë që përcolli sot ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron lajmin që do të “tronditë” Sali Berishën

Gazetari Aleksandër Çipa tha se ambasadorja amerikane Yuri Kim tregoi sot nga selia e PD-së se SHBA mbetet e palëkundur sa i parket shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha. Ai u shpreh se gjuha që përdori Kim kishte mesazhe të qarta për ish-kreun e PD-së dhe mbështetësve të tij. “Më shumë se sa një mesazh për kreun e PD Lulzim Basha, artikulimi i ambasadores amerikane në Tiranë në takimin që pati në selinë e PD është një mesash i drejtpërdrejtë ndaj mbështetësve të Sali Berishës. Nuk ka asnjë dyshim se përcaktimi “non grata” i z. Berisha parakupton një qëndrim të...

Continue reading...

Përjashtimi i Berishës, Kadilli zbulon se çfarë do të bënte po të ishte kryetar i PD-së

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nëse do të ishte ai kryetari i Partisë Demokratike nuk do ta kishte marrë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendim që u mor pa u pyetur anëtarësia, nga kreu i PD, Lulzim Basha. Ai më tej ka deklaruar se Basha nuk di të thotë as po as jo, por “pjo” dhe me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet kjo gjë. “S’do ta kisha marrë të njëjtin vendim. Ju mendoni se kur diplomacia bëhet e dukshme bëhet atë ditë. Unë e kam ditur që në shkurt që pas zgjedhjeve që...

Continue reading...

Çlirim Gjata i jep “recetën” Lulzim Bashës për të zgjidhur situatën e rëndë brenda PD-së

Çlirim Gjata komentoi mbi situatën e krijuar sot brenda Partisë Demokratike pas përjashtimit të Berishës, ku u shpreh se PD sot ndodhet në një moment kryqal ku nuk dihet nëse do të ekzistojë më apo jo. Ndër të tjera ai theksoi se foltoret mbajtura nga Berisha janë për të mbledhur edhe njëherë bazën, ndërsa cilësoi si zgjidhjen e vetme votimin e shpejtë. Komenti i Gjatës: “Partia Demokratike ka nevojë për votuesit e vet. Shteti amerikan është, sepse është aleati më i rëndësishëm, megjithatë kjo nuk është mbështetje amerikane alla Kosova dikur ku kontribuoi në çlirimin e saj, këtu kemi të...

Continue reading...

Ylli Manjani thumbon ashpër ambasadoren amerikane: Refuzoj të besoj atë që thotë ministresha e propagandës

Avokati i njohur Ylli Manjani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit, kryesisht për takimin e djeshëm mes ambasadores Yuri Kim dhe Lulzim Bashës. “Në emër të këtij imazhi rrefuzoj të dëgjoj e të besoj atë që thotë ministresha e propagandës, zonja Kim. Ndërkohë Lulit i ruajt Yuri vulën se partia e ka lënë. Shqipëria po e po. Ai nuk bind partinë e vet, të cilën e quan thjesht vulë, jo më Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera Manjani. Postimi i Manjanit: “Marrëdhëniet diplomatike një shtet i vendos me një shtet tjetër. Shtetet komunikojnë e bashkëpunojnë me njëri-tjetrin ndaj dhe quhet...

Continue reading...

“Shqipëria vendi më i varfër në Europë!” Rama: Jo, ne jemi vendi më i pasur

Gjatë vizitës së tij në New York, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median franceze “TV5MONDE”. Duke folur për Shqipërinë dhe shqiptarët gazetarja iu referuar vendit tonë si një nga vendet më të varfra të Evropës dhe se po zbrazet nga vetë banorët e saj. Por Rama iu kundërpërgjigj duke thënë se Shqipëria është ndërmjet vendeve më pak të pasura dhe këtu ka një dallim. Intervista: Pyetje: Edi Rama do të interesohemi për vendin tuaj, Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës, ajo po zbrazet nga banorët e saj, cilat janë sfidat me të cilat...

Continue reading...

Rama e thotë troç në Asamblenë e OKB: Njihni pavarësinë e Kosovës, kjo është alternativa e vetme e Serbisë

Në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e parë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Kosova? Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Kosovën. Më keni dëgjuar më shume se 1 herë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është fiksim, dhe as diçka thjesht sa për ta thënë. Është një ftesë për të njohur realitetin e reja në zemër të Europës, ku një shtet i ri lindi me ndihëmn e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo punë duhet të përfundojë dhe dua...

Continue reading...